Një gjykatë në Maqedoni ka gjetur me faj 17 vetë të cilët ishin akuzuar për spiunazh, raporton birn.
8 të pandehur u gjetën me faj se u kishin dhënë dokumente të klasifikuara shërbimeve sekrete të vendeve të huaja. Ndërsa 9 të tjerë u gjetën me faj për shantazhim dhe mashtrim.
Të pandehurit nuk janë identifikuar zyrtarisht, por mediat maqedonase raportojnë se janë punonjës të shërbimeve sekrete, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të skuadrës së krimeve ekonomike të policisë.
Gjykata e Shkupit deklaroi që rrethi i spiunazhit ishte formuar qysh në vitin 2009 dhe ishte aktiv derin në vitin 2012. Mediat lokale raportojnë që dokumetat shtetërore i janë shitur shërbimeve inteligjente të Greqisë, Hungarisë dhe Bullgarisë.
Ky konsiderohet edhe gjyqi më i madh i spiunazhit, që kur ky shtet u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1991.

Tags
Kosova