1. Mos e mbani emailin hapur dhe as zilen e celularit
Çorientimi është helmi i ekzistencës së sipërmarrjes, dhe fajtorët kryesorë janë celularët dhe emailet. A keni menduar ndonjëherë, "Oh, po, lër të kontrolloj me shpejtësi nëse ka ardhur emaili," dhe pas 30 minutash e shihni veten akoma duke pritur për emailin?
Kështu, praktikoni që të gjeni pak kohë gjatë ditës për të kontrolluar emailin dhe telefonin, edhe nëse do të duhet që këtë kohë ta planifikoni për çdo gjysmë ore apo një orë. Duke pasur emailin apo telefonin hapur, kjo është një joshje e madhe që nxit shpërqendrimin. Hiqeni këtë joshje, dhe do të shihni se si do surprizoheni duke e hedhur tutje shpërqendrimin duke qëndruar tërësisht të fokusuar në projektin që keni në dorë.
2. Përgatituni për javën në vazhdim
Planifikimi i ditës apo i javës së ardhshme është një zakon i sipërmarrësve më të suksesshëm. Sigurohuni që jo vetëm të përgatisni një listë, por që të përfshini edhe prioritetet dhe afatet.
"Mund ta garantoj, që nëse planifikoni ditën dhe javën në vazhdim, do të bëni më shumë gjëra në një kohë shumë më të shkurtër, dhe më pas madje do t'i bëni vetes pyetjen, 'Çfarë duhet të bëj tani"', thotë John Lee Dumas, sipërmarrës i suksesshëm i EOFire, i cili vetëm këtë verë gjeneroi 2 milion dollarë të ardhura.
3. Festoni edhe pas sukseseve të vogla
Shpesh jemi të përthitur në çmendurinë e sipërmarrjes dhe harrojmë të festomë edhe për sukseset e vogla gjatë javës, muajit apo tremujorit. Këto suksese të vogla na forcojnë dhe përgazisin për qëllimet e mëdha që shtrihen para nesh, dhe duke e bërë këtë gjë, bëhet më i thjeshtë qëndrimi në stafetën e sipërmarrjes.
4. Mos u stresoni për gjërat e vogla
Është shumë e thjeshtë të mendojmë që jeta dhe biznesi ynë është fundi i gjithë botës, por nuk është kështu. Jo të gjithë ditët e një sipërmarrësi mund të shkojnë fjollë, dhe njerëzit bëjnë gabime. Çdogjë do jetë në rregull.
5. Flakni frikën dhe frustrimin
Frika dhe frustrimi janë dy pengesat më të mëdha të një sipërmarrësi. Flakini tutje!
Praktikoni duke i thënë vetes që nuk është aq e frikshme të përjetosh frikën. E keni përjetuar më parë, dhe e keni gjetur rrugën tuaj. Kujtojini vetes që frustrimi është vetëm të luajturit e lojës me mendjen tuaj, dhe duhet të fitoni bindshëm.
6. Mësoni të përqendroheni në punën e tanishme
"Më pëlqen kjo fjalë, përqendrim, për arsye të mirë," thotë Dumas. "Pa përqendrim, do ta kemi të vështirë të bëjmë një hap përpara dhe të fillojmë apo të kryejmë një punë me sukses, - pavarësisht nëse është një projekt i madh apo i vogël - pasi është pjesë integrale e suksesit.
Herën tjetër kur të ndiheni të çorientuar, thotë Dumas, kujtoni që FOKUS do të thotë: Ndiq të njëjtin Kurs Deri tek Suksesi.
7. Kërkoni ndihmë
Asnjë sipërmarrës nuk ka të gjitha përgjigjet, dhe kjo është gjë e mirë. Por ekzistojnë njerëz me të cilët mund të bashkëpinojmë dhe mund të na ndihmojnë në atë që kërkojmë. Mos hezitoni t'i kërkoni ndihmë të tjerëve. Asnjëri nuk pret që të dini çdo gjë veç fushës suaj të specializimit.
Sigurisht që asnjë nga këto zakone nuk është i vështirë, thjeshtë kërkojnë pak motivim, dedikim dhe pasion për qëllimit e përgjithshëm, dhe padyshim pak praktikë për çdo ditë./forbes/

Tags
lidership