Katër persona janë arrestuar sot në Fier, pasi janë kapur në flagrancë teksa ndryshuan destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin atë në pika pakice.
Policia e qytetit të Fierit bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj, të cilët drejtonin autobotet me targa aa 809 da, aa 286bz, aa 683 cy.
Policia i ka kapur në flagrancë, duke ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të 100 ton nafte bruto. Mësohet se ata do ta tregtonin naftën bruto në pika të ndryshme private.