Sulme të reja ajrore kanë goditur militantët e Shtetit Islamik (IS) në Siri.
Aktivistët sirianë kanë thënë se sulmet kanë pasur në shënjestër qytetin kurd Kobane, i cili është i rrethuar nga xhihadistët.
Dëshmitarët thonë se dy aeroplanë luftarakë janë afruar nga Turqia, por autoritetet turke kanë thënë se hapësira e tyre ajrore nuk është përdorur për sulme.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet në Siri të hënën..
Tags
bota