Japonia i vë sanksione shtesë Rusisë



Japonia ka njoftuar sot se ka vendosur sankisone të reja shtesë kundër Rusisë, në harmoni me hapat e ndërmarrë nga shtetet e tjera, përfshirë edhe aleatin kryesor japonez, Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i lartë i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga, tha se në masat e reja përfshihen edhe disa banka në Rusi dhe kontrolli i shtuar i parandalimit të transportit të armatimit për në Rusi.

Japonia ka vendosur sanksione pasi Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë, në muajin mars, por ato ishin më të buta se sa ato të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara..
Previous Post Next Post