Policia ka vendosur shumën 2,5 milionë lekë për personat që do të japin informacion për kapjen e 41-vjeçarit Luan Lleshaj i cili akuzohet për përdhunimin e një vajzë 13-vjeçare. Lleshaj rrezulton person në kërkim që prej datës 19 shtator të këtij viti kur ndaj tij është bërë denoncimi nga prindërit e vajzës së mitur.
Ngjarja e rendë është regjistruar në fshatin Prosek të Mirditës pasi e mitura kishte përfunduar procesin mësimor. Akti i rendë është denoncuar nga vetë prindërit e 13-vjeçares, ndërsa aktin e abuzimit seksual e ka konfirmuar dhe analiza mjekësore. .