Policia e Sarandës, mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga e dy doganierë dhe një tregtar, të parët të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa tregtari për kalim mallrash kontrabandë.
Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2014”, nga policia e Sarandës janë arrestuar Redi Karalli dhe Ndriçim Stojku, të dy 32-vjeçarë, si dhe tregtari Dritan Islamaj.
“Arrestimi i ketyre shtetasve u krye pasi diten e sotme tregtari Dritan Islamaj, është kapur nga shërbimet e policisë në “Qafën e Muzinës” duke transportuar me automjetin tip Mercedes-Benz me targa AA754AZ, një sasi mallrash ushqimore me vlerë disa mijëra euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte paguar detyrimet doganore”, thuhet ne njoftimin e policise./shqip/
Tags
aktualitet