Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda reagon per deklarimet e publikuara ne media qe pretendohet ti kete thene i pandehuri Ardian Bitraj. Ky i fundit eshte shprehur se denoncoi vet vjedhjen qe kishte bere ne banke nisur nga frika qe kishte pas vrasjes se atij qe e cileson mik i tij Artan Santo. “Kush do jete misionari??? Ne disa media sot eshte raportuar nje deklarate e Ardian Bitraj, sipas se ciles ka denoncuar ai vete vjedhjen e thesarit pasi kish frike per jeten e tij pas vrasjes se Santos. Nese kjo deklarate eshte e vertete atehere permasa e vjedhjes dhe e krimit ka tejkaluar kufirin e te imagjinueshmes.
Nese keto dy ngjarje jane te lidhura dhe me background ne qarqe shume te larta financiare atehere sistemi yne politik, ekonomik dhe financiar eshte i rrezikuar krejtesisht nga qarqet mafioze qe me sa duket nuk dihet ku i nisin dhe ku i perfundojne tentakulat e tyre te influences”, shkruan Doda.
Sipas saj, ne keto kushte duhet mbeshtetje per nje pune kurajoze dhe pa asnje pengese per prokurorine dhe nje kontroll i rrepte mbi gjyqsorin qe mos ti shohim deshmitaret dhe aktoret e ketij krimi te dalin te paprekur nga ky skandal qe po merr permasa tej cdo parashikimi.
“Ne keto kushte cdo politikan i pergjegjshem duhet te kerkoje dhe te mbeshtese veprimet qe clirojne shoqerine shqiptare, politiken, ekonomine dhe financat nga krimi. Ne Shqiperi eshte e nevojshme te marre jete nje sistem i ri vlerash ne politike, ekonomi dhe drejtesi. Kush do jete misionari???”, nenvizon Doda.
Tags
Politikë