Greqi, 72 vjeçari dhunon trashëgiminë kulturore, kapet me monedha dhe objekte antike


ancient coins

 Policia greke ndërmori një kontroll në një shtëpi në një fshat të Aleksandrisë në veri të Greqisëm dhe gjeti 1.061 modedha bakri të lashta. Shumica e monedhave datojnë nga koha elenistike ( shek. 1 dhe 3 para Krishtit) dhe nga koha e Perandorisë Otomane (shek. 15 dhe 19 para Krishtit.


Policia thotë që këto monedha, bashkë me 30 monedha të argjënda, 16 unaza bakri dhe një sërë bixhuterishë të perjudhës bizantine dhe postbizantine, janë kapur të dielën.

Në shtëpinë e fshatarit u gjetën edhe një sërë armësh, përfshirë 7 pistoleta të kalibrave të ndryshëm dhe dy pushkë.

Monedhat dhe sendet e lashta u ekzaminuan nga arkeologët , të cilët konkluduan se këto sende të lashta mbrohen me ligj dhe konsiderohen si trashëgimi kulturore e Greqisë.

72 vjeçari, emri i të cilit nuk citohet nga burimet, është marrë edhe në të shkuarën me këtë aktivitet. U akuzua për dhunim të trashëgimisë kulturore Greke dhe armëmbajtje pa leje, raporton greekreporter.

Kontrabanda e gjërave antike është një problem serioz në Greqi, por edhe në Shqipëri.

Policia greke për çdo vit bën dhjetëra arrestime të njerëzve të përfshirë në aktivitetin e kontrabandës së objekteve antike..
Previous Post Next Post