Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për
pezullimin e aktivitetit dhe heqjen e liçencave për disa institucione edukimi
ka ngjallur reagime të larmishme në opinionin publik dhe më gjerë, ashtu siç
pritej në fakt, po të kemi parasyshë që arsimi lidhet me formimin e brezave dhe
të ardhmen e vendit. Disa universitete dhe media raportojnë që ka pasur anësi
dhe padrejtësi në heqjen e liçencave dhe pezullimin e aktivitetit për disa
universitete, duke paraqitur pretendimet dhe faktet përkatëse. Një gjë të tillë
e ka bërë edhe « Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e
Tiranës », e cila, në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije padrejtësitë
- sipas pretendimeve dhe fakteve që ka paraqitur - që i janë bërë nga ana e Ministrisë së Arsimit
dhe Sportit.
DEKLARATË PËR SHTYP
Institucioni
Privat « Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës », e
liçensuar me Vendimin Nr. 281, datë 18.03.2009 të Këshillit të Ministrave,
referuar Konferencës për Shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së
Arsimit dhe Sportit, e gjen të arsyeshme dhe me vend të reagojë kundrejt
secilit prej pretendimeve të ngritura në të.
Nisur
nga sa më sipër, ne vlerësojmë se Vendimi i Këshilit të Ministrave për heqjen e
liçencës Institucionit Privat « Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e
Tiranës » është i padrejtë, i pambështetur në ligj, dhe i pambështetur në
Raportin e Kontrollit të Nëngrupit të Punës, të Ministrisë së Arsimit dhe
Sportit (MAS), si i vetmi akt administrativ që na është vendosur në dispozicion
nga MAS me shkresën nr. 4537 Prot., datë 02.07.2014. Asnjë nga gjetjet e këtij
raporti nuk konkludon dhe nuk mund ta çonte Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që
t’i propozonte Këshillit të Ministrave, në heqjen e liçencës.
Në
mënyrë të përmbledhur po paraqesim gjetjet dhe komentet tona për Raportin e ekipit
monitorues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si më poshtë:
1. Në
lidhje me verifikimin e zbatimit të ligjshmërisë nga ana e Institucionit të
Arsimit të Lartë (IAL-së) në procedurat e ndjekura për liçencim/akreditim
programesh:
Shkolla
e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës (SHLNT) është Licensuar me VKM, Nr. 281, datë
18.03.2009 me organizim në Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.
Në vitin 2010, me urdhërin Nr. 309, datë 08.06.2010, Ministri i Arsimit
urdhëron lejimin e ushtrimit të veprimtarisë Akademike për SHLNT-të. SHLNT
zotëron akreditim institucional dhe akreditim të tre programeve të studimit
(Drejtësi, Ekonomi-Finance, dhe Ekonomi Menaxhim)., bazuar në urdhërin 57,
datë, 06.02.2013, të Ministrit të Arsimit. Në Korrik të vitit 2013 është
akredituar dhe programi Bachelor në Psikologji, me Urdhërin Nr. 324, datë
15.08.2013. Aktualisht ofrohen 20 programe studimi, 8 programe të ciklit të
parë 4 të akredituara dhe 4 të paakredituara, si dhe 12 programe të ciklit të
dytë të paakredituara.
Theksojmë
faktin se të gjitha programet e SHLNT janë të licensuara, porse Agjencia
Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), në mënyrë të
paligjshme ka bllokuar procesin që prej 300 ditëve. APAAL me kontaktet që
ka patur me SHLNT, SHLNT ka treguar gjithmonë disponibilitet. Megjithatë, APAAL
ka mbajtur të fshehtë qëllimin final. Në çdo rast, nuk mund të thuhet që SHLNT
ka programe të paakredituara apo të palicensuara pasi disponojmë të gjithë
procedurën për akreditim deri tek Raporti i vlerësimit të jashtëm. Me
interpretim të ligjit akreditimi duhet të quhet i marrë bazuar në heshtjen e
APAAL pasi kanë përfuduar të gjitha kontrollet teknike për të gjitha programet
e tjera. Ky proces nuk është kontroll vetëm për një ditë, por për katër vjet kontrolle
të vazhdueshmë.
Sa i
takon pretendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të MAS, theksojmë pretendim të
Sekretarit të Përgjithshëm, sepse nga Grupi i Kontrollit nuk është evidentuar
një shkelje e tillë dhe kjo nuk është pasqyruar në Raportin e Kontrollit të
ekipit monitorues, sqarojmë se SHLNT nuk ka ofruar një program studimi të
palicensuar. Në momentin që programi i Masterit Shkencor në Menaxhim nuk është
licensuar nga Ministria e Arsimit, programi është pezulluar me vendim të
organeve kompetente të SHLNT dhe 22 studentët e regjistruar në këtë program
janë çregjistruar menjëherë dhe më pas janë regjistruar në degën e financës
pranë të njëjtit IAL, për këtë arsye nga MAS nuk ka qenë e mundur të gjejë të
dhëna për diplomimin e këtyre studentëve në degën menaxhim.
Sa i
takon pretendimit për programet e paakredituara, nga MAS na është bërë e ditur
se të gjitha programet e paakredituara janë brenda afatit ligjor të parashikuar
nga neni 62, pika 3, e ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në
Republikën e Shqipërisë” , i ndryshuar.
2. Lidhur
me pretendimin se institucioni privat SHLNT ka përdorur në mënyrë abuzive
emërtimin “Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës”, ndërkohë që statusi i IAL-së
është: “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, bëjmë me dije
opinionin publik se shoqëria tregtare që ka marrë liçencën për hapjen e SHLNT
është e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emërtimin
“Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës Henri” shpk. Theksojmë se në të gjitha
broshurat apo produktet e marketingut ne kemi përdorur shkrutimin e emërtimit
tonë tregtar, ndërkohë që në të gjitha shkresat zyrtare dmth sektori akademik
ku përfshin diplomat, shkresat me institucionet (MASH, Apaal, Akp),
kontratë me studentin etj., kemi përdorur emërtimin sipas liçensimit të bërë
nga Këshilli i Ministrave, pra “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”. Mund
të shikohet në cdo vend qoftë deri tek fotot e diplomimit ku studentët tanë
kanë në sfond mbishkrimin Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës.
3. Regjistri
Themeltar, Regjistri i Notave, Regjistri i Diplomimit: lidhur me
pretendimet se:
- Për
pikën ku thuhet se ka pasur korrigjime në regjistrin themeltar,
sqarojmë se ato janë bërë të gjitha me procesverbal, dhe SHLNT disponon të
gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ta vërtetuar këtë.
- Për
pikën në lidhje me rregjistrin, theksojmë se rregjistri
themeltar është i plotësuar me shumë saktësi. Cdo fillim viti akademik mbyllet
në bazë të Udhëzimit të Ministrit dhe se do të ishte shkelje nëse do të
vazhdonim të regjistronim dhe të bënim një proces verbal për mbylljen e
regjitrimeve.
- për
pikën ku thuhet që mungon regjistri i të diplomuarve dhe data e
tërheqjes; regjistri i të diplomuarve ekziston me çdo emër dhe mbiemër të
studentit të diplomuar, degën, datën e tërheqjes, emrin e personit që e tërheq,
firmën e personit (në rast se mungon personi parashikohet prokurë noteriale)
dhe firmën e sekretares që e ka lëshuar.
- për
pikën ku thuhet që janë 58 studentë pa numra matrikulimi,
sqarojmë se në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) janë dërguar të gjitha të
dhënat e studentëve të regjistruar brenda afateve të përcaktuara nga MAS, dhe
ka patur vonesa nga AKP për dërgimin e numrave të matrikulimit për studentët.
Ka patur një sërë komunikimesh me shkresa nga muaji mars e në vazhdim për
pajisjen e studentëve me numra matrikulimi. Një javë pas kontrollit të ejipit
monitorues mbi ligjshmërinë, kanë ardhur numrat e matrikulimit për shumicën e
studentëve, ndërkohë që ka ende studentë që nuk janë pajisur me numra
matrikulimi, ndër ta janë të gjithë studentët e transferuar nga IAL të tjera në
SHLNT në vitin 2013-2014. Edhe për këto i është komunikuar sërisht AKP, dhe
kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta.
- për pikën ku thuhet që
në regjistrin e notave kishte korigjime dhe nuk kishte asnjë
procesverbal për këto korigjime, Grupit të Kontrollit i'u shpjegua që ato
korigjime janë bërë nga punonjës të mëparshëm të SHLNT dhe ende të patrajnuar,
ndërkohë që dhe anëtarët e Grupit të Kontrollit u shprehën që vërehet qartë
ndryshimi në vitet e fundit, ku është punuar shumë pastër dhe pa korigjime.
4. Lidhur
me pretendimin se nga SHLNT janë aplikuar tarifa të fshehta, sqarojmë se të
gjitha tarifat e zbatuara kanë qenë të parashikuara në kontratat individuale
IAL – Student, në nenin 7 (të drejtat dhe detyrimet e studentit), pika 2, gërma
g), i), k), l) dhe m). Pra, tarifat i bëhen të ditura studentit dhe/ose
familjarëve që në momentin e parë të kontaktit me institucionin, pikërisht atë të
nënshkrimit të kontratës. Tarifë e fshehtë quhet atëhere kur brënda vitit
akademik, dmth brënda kontratës për të cilën është bërë pagesa, institucioni
kërkon arkëtime të pa bazuara. Në rast se studenti kthehet pas 3 vjetësh (8
vjet është e drejta për të qënë student) dhe kërkon të japë provimin për të
cilin kishte paguar frekuentimin por që nuk e kishte mbrojtuar, atëhëre me
miratim të të gjithëve është rënë dakord që të këtë një kosto. Dhe kjo është
pasqyruar në vendimet e administratorit shumë qartë si edhe në kontratën me
studentin. Do të ishtë përfitim në rast se shuma për të paguar do të ishtë më e
lartë sesa vetë viti akademik. Në këtë rast kemi të bëjmë me 50 euro herë
gjashtë provime maksimalja (në rastin kur nuk mbron asnjë provim) kundrejt 2500
eurove.
5. Sa
i takon gjetjeve të raportit në lidhje me kushtet infrastrukturore sipas
akteve ligjore përkatëse, nga vetë Grupi i Kontrollit është bërë e ditur që
kushtet e ambienteve të mësimdhënies dhe e gjithë infrastruktura ndihmëse që
nevojiten, janë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Dhe këtu
citojmë:
“Objekti
është i ndërtuar me materiale cilësore që plotësojnë kushtet higjeno
sanitaredhe nuk shfaqin rrezikshmëri për studentët dhe stafin akademik. IAL
ndodhet larg zonave industriale apo me ndotje. Ial disponon ambientet e
detyrueshme të përcaktuara në shtojcën nr. 3, të Udhëzimit Nr. 11, datë
28.02.2011, si auditorë mësimi (audiovizivë), ambiente për laboratorë, ambiente
për personelin akademik, administrativ, bibliotekë, ambiente teknike etj.
Lartësia e katit është 3.4 m, 0.4 m mbi normën, si dhe zotëron 8.09m2 për
studentë nga 3.5 - 8m2që është norma. Sa i takon pretendimit se
godina është në proces legalizimi, kjo nuk përbën asnjë shkelje të
normave ligjore e nënligjore në fuqi, përsa kohë që është një proces i njohur
nga legjislacioni shqiptar dhe nuk është në kundërshtim me të. Pretendimi mbi
mungesën e zjarrfikses: ShNLT ka në dispozicion 4000 litra ujë të
cilat mund të pompohen nga tetë sprucator të fuqishëm, si dhe një sërë
bombulash për zjarrë më të vogla më lëndë kimikë. Prentendimi mbi shkallën
e emergjencës: Ftojmë këdo ta verifikojë. Ajo ekziston dhe se ka
ekzistuar që përpara së të themelohej universiteti.
6. Përsa
i takon pretendimit që në dosjen e rektorit mungonte ekuivalentimi i diplomës PhD
(doktoraturës) theksojmë se ai është një titull i regullt i lëshuar nga një
universitet në Gjermani, ndërkohë që është Ministria e Arsimit dhe Sportit ajo
që vetë ka detyrën e njohjes dhe ekuivalentimit të saj. Përsa i takon
pretendimit që Rektori kishte vetëm kontratë si Rektor me Administratorin,
ndërkohë që kryente edhe funksionet e Dekanit të Fakultetit të Shkencave
Humane, theksojmë se Rektori është titullari që vendos për emërimet e dekanëve
dhe në këtë rast është zbatuar parimi i subsidiaritetit.
7. Përsa
i takon pretendimit se në dosjen e prorektorit nuk figuron asnjë diplomë, bëjmë
me dije se ai është Profesori i nderuar Lysien Bashkurti, ish Ambasador i Republikës
së Shqipërisë, etj., dhe se të gjitha Diplomat e tij ndodhen në SHLNT në një
dosje të mbishkruar “Rektori”, duke qenë se para pak muajsh ai ka qenë Rektor i
SHLNT, dhe më pas ka kaluar në pozicionin e Pro Rektorit.
8. Përsa
i takon mungesës totale të Zyrës së kërkimit shkencor, bëjmë me
dije që ekziston, ka ekzistuar që në fillim dhe se ka patur gjithmonë
përmirësime në cilësi. Sot ajo përbëhet nga Akademik Apollon Bace, Prof. Lisen
Bashkurti, PhD Edmond Cata, Dr. Vladimir Mulaj dhe dott. Ervin Sulko, staf i
cili ka të hartuar një plan pune disa vjecare dhe botime nën emrin e SHNLT si
dhe drejton gazetën shkecore “Challenges”
Për
të gjitha sa më sipër, “Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës Henri” shpk,
liçencuar si “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, është duke përgatitur
kërkesë – padinë me të gjitha prapësimet dhe për secilin pretendim të MAS, për
ta paraqitur në ditët në vijim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së
Parë, në Tiranë.
SHLNT
shprehet se do të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet e saj ligjore dhe
se do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshme ligjore dhe demokratike për venien
në vend të drejtësisë.
Tags
aktualitet