Është një pyetje që njeriu e ka bërë prej shekujsh. Kemi ndërtuar filozofi dhe fe rreth kësaj pyetje; kemi shkuar në luftë për shkak të kësaj pyetje. Teoritë rreth kuptimit të jetës varijojnë nga më optimistet deri tek më depresivet, por që të gjitha janë provokuese.
9. Kirenët
Kirena ishte qytet kartagjenas dhe greko-romak që sot ndodhet në veri të Libisë në qytetin Shahhat, Jabal al Akhdar.
Kirenët ishin një degë e mësimeve të Sokratit. Kjo degë u formua aty nga vitet 400 p.e.s. nga një prej studentëve të Sokratit i quajtur Aristipus. Sipas besimeve të tyre, njohuritë dhe eksperienca e çdo njeriu është subjektive, e bazuar në vetëm atë çfarë u ka ndodhur. Ata besonin që e vërteta është një një gjë e brendshme personale, dhe asnjëherë dy njerëz nuk mund ta përjetojnë botën në të njëjtën mënyrë. Ata besonin gjithashtu që ne nuk mund të jemi të sigurtë në dijet tona për gjërat dhe njerëzit rreth nesh, por kjo është thjeshtë çfarë ndjejmë.
Ata mësonin që i vetmi synim i vërtetë në jetë duhet të jetë kënaqësia e së tashmes, që njerëzit duhet të bëjnë gjërat që i bëjnë të lumtur, në vend që të planifikojnë të ardhmen, pasi në fund të fundit do ketë gjithmonë mistere dhe pasiguri.
Kënaqësitë fizike kishin rëndësi të veçantë për to, dhe të gjitha masat duhet të merren në drejtim të rritjes së kënaqësisë së momentit. Kjo pikëpamje ishte shumë e vetëqendërzuar, pasi thekson që kënaqësia e personit duhet të jetë primare kundrejt asaj të komunitetit, qytetit dhe popullsisë.
Këtu kemi një mospërfillje të mirëqenies së të tjerëve dhe të traditave e të normave gjithashtu. Aristippus mësonte që inçesti i trashëguar nuk ishte ndonjë gabim. Se kuptimi i vërtetë i jetës është injorimi i kufizimeve shoqërore dhe të bërit atë që kënaq personin për momentin.
8. Mohizmi
Mohizmi u zhvillua në Kinë në pothuajse të njëjtën kohë me Kirenët. Emërtimi i dedikohet themeluesit Mo Di. Kjo lëvizje njihet si një ndër lëvizjet e para filozofike të organizuara në Kinë që diskutonte dhe debatonte rreth kuptimit të jetës. Tekstet e tyre përfshijnë 10 doktrina ku theksonin që njerëzit duhet të orvaten të ndjekin jetën e tyre të përditshme.
Sipas këtyre doktrinave, kuptimi i jetës mund të arrihet kur çdo individ tregon po të njëjtin kujdes ndaj çdo personi tjetër, duke mos vendosur nevojat e askujt në plan të parë. Kjo do të thoshte çlirim nga luksi i tepërt, zbavitjet dhe mirëqenia vetjake. Ata predikonin që njerëzit duhet të përpiqeshin për cilësi, duke siguruar që çdo njeri kishte të njëjtin nivel kënaqësie dhe mirëqenieje ndërsa nderonte dëshirat e Perëndisë dhe ndihmonte çdo njeri të arrinte qëllimin final: shpërblimet për në botën tjetër.
7. Cinikët
Cinikët janë një grup tjetër me prejardhje nga mësimet e Sokratit, dhe sipas tyre, kuptimi i jetës është të jetuarit një ekzistencë morale që përputhet me rendin e natyrës së gjërave, dhe jo me etikat e dyshimta dhe traditat sociale. Cinikët besonin që shumë gjëra që ishin pranuar si traditë në një shoqëri, si hipokrizia dhe mirëqenia, nuk kishin të bënin me të ndihmuarit e njerëzve për të jetuar një jetë më virtuoze.
Cinikët predikonin që çdo njeri duhet të formojë mendimet e tij rreth të drejtës dhe të gabuarës, dhe të ndjekë rrugën e virtytit, edhe nëse është kundër normave sociale.
Një parim tjetër i kësaj filozofie ishte vetëmjaftueshmëria, që do të thoshte të qenit të aftë për të mbijetuar pa shoqërinë e njerëzve të tjerë dhe pa të mirat bazike materiale. Vetëm atëherë kur këtyre gjërave u kthehej kurrizi, atëherë njerëzit ishin me të vërtetë të lirë, dhe për Cinikët liria ishte kuptimi i jetës.
6. Albert Ajnshtain
Padyshim që Ajnshtajn do të ketë një vend në Panteonin e mendjeve më të shquara të njerëzimit. Në vitin 1951, një vajzë e re i shkruan atij një letër rreth besimit të tij për kuptimin e jetës, dhe ai shkruan "jeta është e shkurtër dhe pikante, për të krijuar kënaqësi për veten dhe për njerëzit e tjerë," përgjigjet Anjshtanji.
Por letrat mes Anjshtanjit dhe djalit të tij tregojnë përgjigje më të thella se kaq. Në një letër Ajnshtajni i thotë djalit që "beson në nivelin më të lartë të ndërgjegjes si ideali më i lartë", dhe se aftësia e njeriut për të menduar dhe krijuar diçka nga asgjë, është gjëja më e madhe që mund të bëjmë. Ai sugjeron që është ky krijim që do të na mundësojë të përjetojmë lumturinë e vërtetë. Ai thekson gjithashtu që është e domozdoshme për të krijuar jo vetëm nga nevoja, por edhe nga dashuria e plotë për gjënë që po i sjell botës.
5. Darvinizmi
Çarls Darvin kishte marrëdhënje të komplikuara me fenë dhe idetë fetare rreth kuptimit të jetës. Ai lindi në një sistem të besimit kristjan, por idetë e tij rreth zotit dhe kuptimit të tij u luhatën konsiderueshëm gjatë karierës së tij.
Në fakt është subjekt debati në atë se sa ka ndikuar Darvini në idenë tonë rreth Zotit. Disa theksojnë që evolucioni ka krijuar një gjendje njerëzore të dizenjuar për të pasur nevojë për një krijues mbinatyrorë për të adhuruar. Por në mënyrë që evolucioni të funksionojë, është i nevojshëm ndryshimi spontan dhe presionet ambjentale. Kështu që kjo nuk thotë gjë në lidhje me një kuptim më të lartë të jetës.
Oponentët e Darvinit insistojnë që evolucioni i Darvinizmit sugjeron që kuptimi i jetës nuk është gjë tjetër veç mbijetesës. Një nga këta sugjeron që kuptimi i jetës është i ndryshëm për çdo njeri dhe specie.
Në të vetmen pikë ku të gjithë bien dakord me Darvinizmin është fakti që të gjithë organizmat shtohen me anë të ADN-së.
4. Nihilizmi
Këtë term e kemi dëgjuar shpesh në arenën publike, vjen nga revolucionarët rus që mohonin forcën e autoriteteve tradicionale si qeveria dhe feja. Por në fakt ideja e nihilizmit është më e komplikuar se kaq.
Një nihilist i vërtetë beson që nuk ekzistojnë gjëra të tilla si vlera ose dituria, dhe se nuk ka një synim në ekzistencën e çdo njeriu. Frederik Niçe argumenton që besimet nihiliste çojnë në degradimin e çdo gjëje, sepse thjeshtë njerëzit to pushojnë së kujdesuri për çdo gjë. Nuk ka të vërtetë, dhe gjërat mbi të cilat ne mendojmë se besojë janë të vërteta deri në çastin kur del diçka më e mirë. E vetmja që që besohet se ka një qëllim është shkatërrimi për nihilistët. Por tentativat e mëtejshme e zbutën imazhin e filozofisë nihiliste duke sugjeruar rrugën e indiferentizmit.
Kjo ide ka munduar për shekuj filozofët. Sipas Niçes, çdo gjë rreth nesh është një konstrukt artificial që nuk do të zgjasë me indiferencën e nihilizmit, një teori kjo që u suportua nga analiza e qëndrimeve e Osvald Spengler, e cila e vë theksin mbi kolapsin e një shoqërie apo civilizimi.
Ndoshta një nga teoritë më depresive të kuptimit të jetës, Nihilizmi thotë që kuptimi nuk ekziston, por thuajse çdo gjë është e drejtë, sepse çdo gjë është asgjë.
3. Filozofia tibetiane
Kjo shkollë mendimi u zhvillua në Tibet dhe në rajone të tjera të Himalajave. Është shumë e ngjashme me Budizmin, filozofia tibetiane predikon një synim madhor në jetë: për të ndaluar vuajtjet e njerëzimit. Në mënyrë për ta bërë këtë, duhet të kuptosh botën dhe se si funksionon ajo. Përmes të kuptuarit, ne do mbërrijmë në njohuritë e kërkuara për të ndaluar vuajtjet.
Kjo filozofi prodhon gjithashtu një rrugë nga ku mund të matet guri kilometrik i gjithkujt, që nga "të qenit një person i aftësive të vogla", deri tek të "qenit një person i aftësive të mëdha" të cilët ia marrin vuajtjet të tjerëve duke vuajtur vetë. Në fakt është tjetër gjë të besosh në këtë mënyrë, por kuptimi i vërtetë i jetës është themelaur nga ata që e praktikojnë atë që besojnë dhe veprojnë në atë mënyrë nga ku të tjerët mund të përfitojnë. Filozofia tibetiane është unike në çdo pikë për ndjekësit e saj, pasi ata kanë udhëzime të qarta për çdo pikë në mënyrë për të arritur tek kuptimi i vërtetë i jetës.
2. Epikurianët
Sipas mësimeve të Epikurus, çdo gjë është e përbërë nga grimca të vogla, përfshirë edhe trupin njerëzorë, i cili është i përbërë nga grimca shpirtërore. Pa këto grimca, trupi është i vdekur, dhe pa një trup të gjallë, grimcat shpirtërore janë të paafta të ndjejnë. Për shkak të kësaj ekzistence të dyfishtë, asnjë pjesë e trupit nuk mund të mbijetojë pas vdekjes. Nuk ekziston prehje e përjetshme, nuk ekziston shpërblim nga ku mund të punohet për ta arritur, dhe nuk ekziston ndëshkim të cilit i duhet shmangur. Kjo do të thotë që e gjitha çfarë kemi, e kemi këtu në tokë. Ndërsa je këtu, duhet të bësh të pamundurën.
Grimcat e shpirtit na mundësojnë të ndjejmë dhimbjen dhe kënaqësitë, dha nga këtu rrjedh kuptimi i jetës së epikureanëve: duke rritur nivelin e kënaqësive dhe ulur nivelin e dhimbjeve. Kjo nuk është aq e lehtë, sepse shumë dhimbje njerëzore vijnë nga koncepte abstrakte që ne nuk mund t'i kontrollojmë dhe shumë dëshira ne nuk mund t'i përmbushim. Për shembull, ideja e vdekjes është një ide që ne e shohim me frikë dhe tmerr. Ndërsa ideali epikurian na çon tek gjëja që nuk mund ta kontrollojmë.
Kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëjmë ç'të duam. Nëse mendojmë që vjedhja e një banke mund të çojë në kënaqësi, nuk mund të përdorim filozofinë e Epikurisit për të rritur kënaqësinë. Epikurus thotë që sjelljet e mira janë vitale për principet e kënaqësisë, sepse faji dhe mërzia pas kapjes çon në dhimbje. Kuptimi i jetës sipas Epikurus është kultivimi i miqësive, pasi miqësia është një nga kënaqësitë më të mëdha, të sigurta dhe një ndjenjë e përjetshme që mund të frymëzojë njerëzit e vdekshëm.
1. Filozofia Asteke
Sipas Astekëve, synimi final i jetës është të jetuarit në ekujlibër me natyrën duke mundësuar vazhdimësinë e energjisë që mundëson zhvillimin e gjeneratave. Kjo energji e quajtur teotl, më shumë lidhet me një lloj force se sa me Perëndinë. Sepse teotl është në lëvizje dhe ndryshim të vazhdueshëm, po ashtu edhe universi, dhe varet nga njeriu, krijimi i harmonisë së jetës.
Synimi i Astekëve ishte për të jetuar në një mënyrë që gjeneratat e ardhshme të shijojnë të njëjtat të mira nga jeta siç po shijojmë edhe ne, për t'u siguruar që veprimet që kryejmë të mundësojnë që cikli të vazhdojë, duke nderuar forcat e shenjta misterioze që mundësojnë jetën. Në shumë tekste, jeta tokësore përshkruhet si e mbushur me dhimbje dhe mërzi, dhe e vetmja gjë që mund t'i japë kuptim jetës është të marrit kënaqësi nga gjërat e thjeshta të jetës për të mundësuar mbijetesën e ciklit.