Kathrine Hille (Financial Times)
Kriza e Ukrainës ka rritur popullaritetin e Putinit por frikërat ekonomike po rriten gjithashtu.
Që kur Malaysia Airlines u rrëzua në Ukrainën lindore, duke vrarë 298 njerëz, gjërat kanë shkuar shumë keq, shumë shpejt, për presidentin Putin.
Besimi i shumicës së vendeve perëndimore që një grup prorus ka qëlluar Malaysia Airlines me një rraketë ruse ka transformuar frustrimin e suportit të Moskës për kryengritësit në tërbim. Mediat perëndimore e etiketojnë liderin rus si një vrasës, dhe qeveritë perëndimore po diskutojnë sanksione të reja, të cilat mund të shkatërrojnë ekonominë e Rusisë.
Kjo kthesë dramatike ka nxitur disa vëzhgues të paralajmërojnë që Putin, i menduar si një takticient i zoti, ka luajtur në favorin e tij këtë herë. "Çdokush thjeshtë ulet e sheh gjërat e çmendura që qeveria jonë po bën, thotë Roman Lokhov, shef ekzekutiv i tregjeve ndërkombëtare në BCS, brokeri më i madh në bursën e Moskës.
Gjatë 14 viteve të tij në pushtet si president dhe kryeministër, Putin ka luajtur bixhoz dhe shpesh ka fituar. Ai bëri luftë me Gjeorgjinë në vitin 2008, por më pak se një vit veprimet e tij u harruan pasi SHBA vendosi të vendosë marrëdhënjet bilaterale. Ai nxori muskujt e Rusisë në kuadër të pozicionit të fuqisë botërore me përfshirjen e tij në krizën e Sirisë. Me një përzierje të nxitjeve ekonomike dhe kërcënimeve, ai punoi i palodhur për të fuqizuar influencën e Rusisë në republikat ish-sovjetike.
Këtë vit, duket se Putini ka kryer aktin më të madh heroik me aneksimin e Krimesë. Megjithëse një valë sanksionesh po i kundërvihet ekonomisë në rënje të Moskës, ka shumë pak të ngjarë që Rusia të tërhiqet. Putin luajti kumar me deklaratën se rusishtfolësit e Ukrainës lindore janë pjesë e një bote ruse më të gjerë, që Moska është e gatshme të mbrojë, pavarësisht kufijve ndërkombëtarë.
Në Moskë, kjo ka pasur sukses. Në vigjiljen e euforisë që Putin ka ringritur krenarinë e Rusisë, popullariteti i tij u rrit ndjeshëm.
Sentimenti i mundësoi Putinit të përçajë dhe shkatërrojë rebelimet kundër tij të klasës së mesme në Moskë në vitet 2011-2012.
Pavel Surikov, një dizajner i shkolluar në Gjermani i cili thotë që ka marrë pjesë në protestat anti-Putin atë kohë, nuk i flet më 2 ish-shokëve të tij për shkak se ata kritikuan policinë e Putinit në Ukrainë. "Qysh kur Bshkimi Sovjetik u nda, SHBA ka kryqëzuar sferën e influencës së Rusisë, dhe Ukraina nuk bën përjashtim," thotë ai. Ai i refuzon mediat perëndimore sa i përket rrëzimit të MH17, duke besuar se është propagantë që injoron brengën e rusishtfolësve në Ukrainën lindore. "E di që Putin ka bërë shumë gjëra të këqija, por tani ai ka të drejtë," thotë Surikov. "Ne jemi të fuqishëm, dhe do qëndrojmë bashkë çfarëdo të na bëjnë."
Por këto besime mund të vihen në një test të fortë, pasi vëzhguesit besojnë që kjo situatë do çoi në shthurjen e Putinit. Ata argumentojnë që rënja ekonomike mund të deflatojë shpejt auforinë nacionaliste të ushqyer nga fushata të palodhura mediash shtetërore. "Duhet të vazhdosh të rritësh të ardhurat," thotë drejtori ekzekutiv rus i grupit për investimet. "Nuk ka shumë precedent historik i të qenit të izoluar, veç Koresë së Veriut. Nuk mund ta bësh, jo sot."
Alexei Kudrin, ish-ministër financash dhe këshilltari më i besuar i Putinit, paralajmëroi Putinin këtë javë që të mos shkoi më drejt rrugës së armiqësisë me perëndimin, pasi është diçka që dhemb.
Igor Yurgens, ish këshilltar i Dmitry Medvedevit, thotë se ka një mundësi për të riparuar gjërat nëse Putin vepron tani. "Mund të rivemë në vend marrëdhënjet me perëndimin. Ne asnjëherë nuk do të jemi njësoj si Polonia apo Republika Çeke, por ne do i kthehemi pragmatizmit dhe do gjejmë zgjidhje të aryeshme, siç kemi vepruar më parë."
Putin nuk pëlqen zgjedhjen me të cilën është konfirmuar. Kur iu adresua kombit sa i përket rrëzimit të MH17 në një videomesazh, ai kalonte i nervozuar sa në një degë në tjetrën, fytyra e tij ishte e djersitur dhe e ashpër, sytë e tij u përpëlisnin fuqishëm dhe një vetull e tij dridhej.
Kërcënimi është se ai mund të humbë terrenin solid ekonomik që ka mbajtur atë në pushtet për kaq gjatë. Ekonomistët dhe ekzekutivët besojnë që sanskionet e SHBA-së do dobësojnë ekonominë Ruse. Ndërsa masat më të gjera ndëshkuese të EU-së mund ta nxjerrin nga shinat.
Për vetëm 12 muajt e fundit bankat dhe kompanitë ruse kanë një borxh prej 161 bilion dollarësh, sipas bankës qendrore. "Duke pasur parasyshë themelet e forta të korporatave ruse, ne besojmë që kërkesat e fondeve të jashtme janë të menaxhueshme, por do të jenë në rrezik nëse sanksionet vazhdojnë të rriten në nivel dhe në qendrueshmëri," tha këtë javë Jacob Nell, eknomist rus në Morgan Stanley.
Ekonomistët thonë që sanksionet në rritje do çojnë në një rënje anemike të mëtejshme të investimeve. Ata kanë frikë se rritja e presionit do ulë shpenzimet e konsumatorëve dhe eksporteve, të cilat e kanë mbajtur gjallë ekonominë deri tani. "Rritja e GDP parashikon rritje nga 0.5 në 1 për këtë vit, por me këto probleme në horizont, po hyjmë në terren negativ," thotë një përfaqësues i një organizate ekonomike në Moskë... - Oculus News
Tags
Opinion