5 Mënyra si të Zbusni Mendimet e Shpejta


as
Mendimet e shpejta mund të jenë një realitet ditorë. Mendimet e shpejta janë të zakonshme për njerëzit që përjetojnë ankth kur përballen me stresin.
"Mendimet e shpejta mund të jenë tronditëse, stresuese dhe konfuze. Ato mund të gërryejnë aftësinë e të përqendruarit për të kryer detyrat. Ato mund t'ua vështirësojnë memorien dhe gjumin," thotë Marla Deibler, PsyD, psikologe klinike e specializuar në ankth në Filadelfia, SHBA.
Fatmirësisht ekzistojnë disa strategji që mund të ndihmojnë në qetësimin e mendimeve, të cilat po i paraqesim në vijim:

1. Fokusohuni tek shqisat tuaja
Mbyllini sytë dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj. Vini re se si trupi juaj ndihet në lidhje me atë që dëgjon, sheh dhe provon. "Lejoni mendimet tuaja të vijnë dhe të ikin, por jo të gjithë eksperiencën," thotë Deibler.

2. Imagjinoni " gjethe mbi lumë"
Uluni të qetë, dhe mbyllini sytë. Imagjinoni imagjinoni gjethe duke notuar mbi sipërfaqen e një lumi. "Për çdo mendim që ju vjen në mendje, lejoni që këtë mendim "ta marrë" një gjethe gjatë rrjedhës. Lejojini këto mendime të vijnë e të ikin, pa u përgjigjur tyre.

3. Merrni fyrmë thellë
Sipas Deibler, "frymëmarrja e thellë nxit relaksimin duke iu përgjigjur 4 apo 5 sistemeve nervore simpatetike sa i përket relaksimit dalancës.
Deibler sugjeron të merrni frymë ngadalë duke numëruar deri në 4. Mbushni barkun si fillim, duke vazhduar me kraharorin. Lëshojeni frymën ngadalë duke numëruar deri në 4. Ripërsëriteni këtë cikël disa herë.

4. Praktikoni meditimin e udhëhequr
Meditimi i udhëhequr është një tjetër teknikë që aktivizon elementet relaksuese të trupit. Asaj (Diebler) i pëlqen ky meditim nga Jon Kabat-Zinn (video.

5. Praktikoni relaksimin progresiv muskulorë
Relaksimi progresiv muskulorë është një tjetër teknikë që aktivizon elementët qetësues. Përfshin tkurrjen dhe relaksimin e disa muskujve. Kjo video ka një praktikë udhëzuese për ju.
Previous Post Next Post