Tjetër SUPERSKANDAL, KLSH zbulon 32.6 mln € shkelje ligjore të administratës



Janë 32.6 milionë euro dëme që i janë shkaktuar arkës së shtetit shqiptar nga veprime të kundërligjshme, të kryera me qëllim apo pa qëllim, nga pjesëtarë të administratës në periudhgën nga janari i vitit 2011 deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas raportit më të fundit të auditeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ekipet e këtij institucioni kanë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm në shumën totale prej 3.45 miliardë lekësh dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën e përgjithshme prej 1.12 miliardë lekësh.
Previous Post Next Post