Përfshihet nga zjarri një pikë shumice në periferi të Elbasanit

Përfshihet nga zjarri një pikë shumice në periferi të Elbasanit

Një pikë shumice në periferi të qytetit të Elbasanit është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm. Zjarri ka rënë në lagjen ish-NSHU. Burime nga policia bëjnë me dije se pika e shumicës e përfshirë nga flakët është në pronësi të shtetasit Skënder Salla.


Makinat zjarrfikëse kanë lokalizuar zjarrin ndërkohë raportohet që nuk ka persona të lënduar në njerëz. Sipas grupit hetimor dëmi i shkaktuar llogaritet në dhjetra miliona lekë. Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak I rënies së zjarrit të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik./balkanweb/
Previous Post Next Post