Si "Vizualizimi" ndihmon të shurdhërit të "Dëgjojnë"

as.jpg
Kolegji Cooper Union në New York po kombinon inxhinierinë me akustikën për të krijuar një ambjent unik mësimi për të shurdhërit dhe ata që kanë probleme me dëgjimin. Kolegji ka instaluar një studio ndërvepruese dritash. Studio e cila përfshin 270 metra katrorë, është e pajisur me një sistem projeksionesh digitale që punon i lidhur me disa kompjutër duke paraqitur imaxhe argëtuese në ekran. Kjo gjë i mundëson fëmijët të kuptojnë ndërlikimin e tingujve, pavarësisht problemeve me dëgjimin.

"Po krijojmë një ambjent mësimi ku fëmijët e shurdhër mund të eksplorojnë cilësitë e çmueshme të muzikës përmes vibrimit të dritave," tha Melody Baglione, profesor në Cooper Union për Shkencat e Avancuara dhe Artit. "Ne kemi zhvilluar teknologjinë që u mundëson fëmijëve të vizualizojnë tingullin."/science/
Previous Post Next Post