5 Heronjtë që Luftuan me Diktaturën dhe Gjenocidin

Shumë njerëz mendojnë që munanisti më i famshëm në histori është Oskar Schidler. Biznesmeni gjerman që shpëtoi mbi 1,200 çifutë nga egërsia e holokaustit. Në fakt ekzistojnë humanistë në botë që kanë shpëtuar shumë më shumë jetë se Schidler.


1.Truus Wijsmuller-Meyer

a.jpg

Truus Wijsmuller-Meyer është një ndër humanistet më të rëndësishme në botë që shumë nga ne mund të mos e ketë dëgjuar. Duke u ballafaquar me horroret e holokaustit, ajo nuk ishte e kënaqur të shpëtonte vetëm 100 ose 1000 jetë. Në më pak se një vit, ajo shpëtoi 10,000 jetë.

Kjo hollandeze udhëtoi pikërisht në Vjenën naziste dhe bindi Adolf Eichman që të marrë 600 fëmijë çifutë për në Angli. Eichmann pranoi. Ky ishte vetëm fillimi.


Mes nëntorit 1938 dhe shtatorit 1039, ajo shpëtoi rreth 10,000 fëmijë. Për përpjekjet e saj ajo njihet nga Izraeli si "E Drejta mes Kombeve".


2. Governatori turk që i tha "jo" gjenocidit


as.jpg

Në vitin 1915, Perandoria Otmane kreu gjenocidin e saj të parë. Në shtatë vjet, fanatikët turk përzunë rreth 1.5 milion armen. Përgjatë Turqisë, armenët u mblidhnin në turma nga autoritetet lokale për t'i çuar në dhomat e gazit dhe fushat e vrasjes.

Si një ish governator i Aleppo-s, Mehmet Celal Bej sapo ishte njohur me këtë çështje. Ai ishte i vendosur që të mos i linte njerëzit e provincës së tij të vdisnin në duart e ekzekutorëve. Pasi mori urdhërin e prerë nga Stambolli që të mblidhte në turma armenët, ai e refuzoi hapur atë, madje edhe personalisht i ndihmoi armenët duke i strehuar sa të mundte. Numri i saktë se sa shpëtoi është i pamundur, por thuhet sa ka shpëtuar rreth mijëra jetë.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Beun. Ai më vonë shkroi se kishte dështuar si governator, duke shkruar për veten: "Një person i ulur anash lumit, pa mundësi për të shpëtuar jetë. Gjaku i mijëra fëmijëve të pafajshëm dhe pleqve rridhte në lumë. Ata që munda të shpëtoja me duart e mia, i shpëtova, kurse pjesa tjetër ishte në lumë, dhe s'u kthye më.


3. Doktori që shëroi muslimatën boshnjak

03

Në vitin 1992, forcat serbe u turrën në luginën Drina duke dërguar më shumë se 50,000 mijë boshnjak në Srebrenicë. Përballë kësaj situate, shumica e mehskujve u arratisën. Por dr. Iljaz Pilav nuk iku. Duke e kuptuar se një tragjedi po afronte, ai dhe 4 shokët e tij qëndruan prapa spitalit të braktisur për të punuar. Shpëtuan qindra jetë.

Ata u përballën me sfida përtej imagjinatës. Spitali u kthye në thertore. Furnizime nuk kishte. Çdo ditë vinin boshnjak me plagë të tmerrshme dhe kishin nevojë për trajtim urgjent. Kur serbët rrethuan qytetin, spitali e kishte të pamundur të përballonte të tej. Dr. Pilav dhe njerëzit e tij punuan natë e ditë nën breshërinë konstante të murtajave. Ata vazhdonin të punonin.

Dr. Pilav arriti të bënte rreth 3500 operacione të suksesshme gjatë rrethimit.

Qyteti nuk ia doli t'i rezistonte serbëve. Në vitin 11 korrik të vitit 1995, paqeruejtësit e OKB-së zbuluan edhe zonën e fundit të masakrës serbe, ku gjetën të vrarë rreth 8,000 burra dhe fëmijë në një akt gjenocidi.


4. Agjenti i bursës që shpëtoi fëmijët çekosllovak


Në vitin 1938, agjenti i bursës anglezi Nicholas Winton po përgatitej për të bërç ski, kur një shok i kërkot të shkonte në Pragë. Ai braktisi planet e veta duke kaluar kohë jo të këndshme me fëmijët çifut në kampet e qytetit. Pasi e kuptoi horrorin e madh se ç'i priste këto fëmijë, u orvat t'i shpëtonte duke i dërguar në Angli.

Qeveria britanike kishte miratuar një kuotë për refugjatët. Kështu që Winston shkoi në Britani dhe iu lut personalisht Zyrës së Emigracionit që ta linin të sillte më shumë fëmijë, duke garantuar vetë shpenzimet. Më në fund qeveria pranoi.

Muajt e fundit para se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, Winston mbushi plot 5 trena me mbi 6,000 fëmijë për në Angli. Në Republikën Çeke, ai konsiderohet hero kombëtarë. Kur një kanal britanik e ftoi në një emision, ai i kërkoi audiencës që, ata që ia kishin borxh jetën të ngriheshin në këmbë. Si për habi, që të gjithë u ngritën në këmbë.


5. Kardinali që shpëto mijëra nga persekutimi

01

Në 11 shtator të vitit 1973, Augusto Pinochet e dërrmoi demokracinë e Kilit, duke u zgjedhur president. Një furi torturash dhe vrasjesh pasoi. Skuadrat e vdekjes së krahut të djathtë terrorizuan kryeqytetin duke shënjestruar disidentët. Duke u gjendur përpara vdekjes së sigurtë, shumica e kundërshtarëve të regjimit e braktisën vendin. Por kardinali Raul Silva Henriquez, qëndroi.

Pavarësisht që katolikët e moderuar ishin objektivi i Pinoçetit, kardinali Silva qëndroi në Kili. Silva ngriti në Katedrale Komunitetin për Bashkëpunim për Paqe dhe ofroi asistencë financiare, ndihmë ligjore dhe azil për ata që ishin të targetuar nga regjimi. Kur kardinali nuk kishte mundësi që t'i ndihmonte disidentët, i merrte në shtëpinë e tij. Kur Pinoçeti urdhëroi mbylljen e Katedrales, Silva thjeshtë qëndroi dhe ndërroi Katedralen në Santiago - derisa diktatori kilian urdhëroi mbylljen e të gjithave.

Kardinali Silva shpëtoi mijëra vetë t'i shpëtonin persekutimit. Pa heroizmin e tij, Kili do ishte një vend bosh.

Previous Post Next Post