Një avion luftarak rus i tipit MIg-29 është përplasur në afërsi të Astrakhan-it, piloti ka mbetur i vdekur në vend.
Komandanti i forcave ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev, tha sot se po zhvillohen hetime për përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit në pjesën jugore të Rusisë.
“Sipas raporteve të para, përplasja është shkaktuar për shkak të dështimit të pajisjes së avicionit”, tha Bondarev.
Zyrtarët u kanë thënë mediave të Rusisë se aeroplani kishte rënë 30 kilometra në jug të një aeroporti në rajonin Astrakhan, në një hapësirë ku nuk ka pasur objekte e as shtëpi.
Tags
bota