Një magazinë në periferi të qytetit të Elbasanit është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.
Zjarri ka rënë në lagjen ish-NSHU. Burime nga policia bëjnë me dije se magazina ishte në pronësi të Skënder Sallës.
Deri më tani raportohet që nuk ka persona të lënduar në njerëz.
Sipas grupit hetimor dëmi i shkaktuar llogaritet në dhjetra miliona lekë.
Nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik.
Tags
aktualitet