Lexuesit e rinj, Liderët e së nesërmes?


aa.jpg

Ata fëmijë që kanë aftësi të mira në të lexuar kanë shance më të mëdha që të kenë një të ardhme të ndritur, sugjeron një studim i ri.

Fëmijët me aftësi mbi mesatare leximi mund të kenë nivel më të lartë inteligjence ndërsa rriten, sipas studiuesve britanik.

Studimi përfshiu 1,980 binjakë identik nga Britania e Madhe të moshave 7, 9, 10, 12, dhe 16, të cilëve iu dhanë të lexonin teste inteligjence. Për shkak se çdo çift binjkësh ka gjene të njëjta dhe ambjenti shtëpie të njëjtë, çdo ndryshim i tyre duhet të ndodhte nga faktorë të tjerë, si cilësia e mësuesve apo e shokëve që i inkurajonin leximin, sugjeron studimi.


Ndryshimet në aftësitë e të lexuarit midis binjakëve u lidhnin me nivelin e mëvonshëm të inteligjencës së tyre, përfshirë fusha si shprehitë dhe arsyetimi. Aftësitë e të lexuarit ishin evidente në rritjen e inteligjencës në moshën 7 vjeçare. Kjo do të thotë që edhe aftësitë e hershme të lexuarit mund të ndikojnë në në zhvillimin intelektual të fëmijëve, sugjerojnë autorët e studimit.

Studimi u publikua ditën e djeshme në revistën britanike Child Development.

Këto studime mund të ndihojnë në shpegimin e faktit se përse fëmijë të ndryshëm të së njëjtës familje kanë nivele të ndryshme inteligjence, megjithëse kanë gjene të njëjta, kushte të njëjta jetese dhe prindër të njëjtë, sugjeron studimi.

Studimi u konkludua nga studiuesit e universitetit të Edinburgut dhe King's College London.
Previous Post Next Post