Një defekt në sistemin kompjuterik të palës greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ka bllokuar kalimin e shtetasve shqiptarë në të dyja krahët.
Për orë të tëra janë lejuar të kalojnë vetëm shtetasit me pasaportë të huaj, ndërsa qytetarët shqiptarë në të dy krahët vijojnë të presin në kufi.
Defekti ka ndodhur në orën 14:00, ndërsa autoritetet greke bëjnë të ditur se po punohet për normalizimin e situates.- Oculus News
Tags
aktualitet