Harta e Ballkanit, çfarë paguan serbët për të zhdukur Shqipërinë!


Gruaja e oratorit serb “tradhëton” bashkëshortin e saj në Konferencën e Paqes, Paris 1919, duke u kthyer në anën e shqiptarëve
“Gjashtë muaj që ndryshuan botën” libri më tronditës, kur Parisi në vitin 1919 u bë kryeqyteti i botës; Konferenca e Paqes mblodhi njerëzit më të fuqishëm të saj për të krijuar harta të reja dhe organizata të reja; Margaret Macmillan është autorja e saj. Ajo rrëfen se Konferenca e Paqes u shndërrua një nga çështjet më të rëndësishme të botës, paqebërësit – njerëzit e saj më të fuqishëm. Ata argumentonin, debatonin, grindeshin dhe pajtoheshin përsëri. “Ata krijonin vende të reja dhe organizata të reja. Ata darkonin së bashku dhe shkonin në teatër së bashku, dhe, midis janarit dhe qershorit, Parisi ishte njëherazi qeveria botërore, gjykata e apelit dhe parlamenti i saj, epiqendra e shpresave dhe e druajtjeve të saj. Zyrtarisht, Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, por gjashtë muajt e parë të saj janë ato që llogariten, që u morën vendimet kyçe dhe që u vunë në lëvizje zinxhirët jetikë të ngjarjeve. Bota kurrë nuk e kishte parë një gjë të tillë dhe kurrë nuk do t`a shohë më.

Paqebërësit ishin aty sepse Europa krenare, me besim në vetvete dhe e pasur, ishte bërë për vete copë-copë. Një luftë që kishte nisur në vitin 1914 mbi një zënkë për pushtet dhe influencë në Ballkan i kishte thithur të gjitha fuqitë e mëdha, prej Rusisë cariste në Lindje deri tek Britania në Perëndim dhe pjesën dërrmuese të shteteve më të vegjël. Vetëm Spanja, Zvicra, Hollanda dhe vendet Skandinave, kishin arritur të mos përziheshin në të. Luftëra ka patur në Azi, Afrikë, ishujt Paqësorë dhe në Lindjen e Mesme, por shumica kanë qenë në tokën europiane, përgjatë rrjetit të çmendur të llogoreve që shtriheshin nga Belgjika në veri e deri në Alpet në Jug, përgjatë kufijve të Rusisë me Gjermaninë dhe aleaten e saj Austro-Hungarinë, si dhe në vetë Ballkanin. Ushtarët kishin ardhur nga anembanë bota: australianë, kanadezë, neozelandezë, indianë, njufandlendërs (nga një ishull në Kanada), për të luftuar për Perandorinë Britanike; vietnamezë, marokenë, senegalezë për Francën; dhe më në fund amerikanët, të acaruar tejmase nga sulmet gjermane mbi anijet e tyre”. Më poshtë japim panoramën që përshkruhet nga Makmillan për pretendimet serbe, dhe si kjo “ëndërr” u realizua nga Tito me bashkimin e Jugosllavisë, sigurisht ku pjesa e planit ishte zhdukja e Shqipërisë.
***
Margaret Makmillan
Kur delegacionit jugosllav më në fund iu dha mundësia për të folur para Këshillit të Lartë, në shkurt 1919, ky paraqiti një sërë kërkesash që ishin mbledhur po me aq ngut dhe po me aq grindje sa edhe vetë kombi.
Në një orvatje për të kënaqur të gjithë, gjashtë nga shtatë kufinjtë e vendit ishin të hapur për diskutim. Kishte mbetur vetëm kufiri me Greqinë, në ish territorin osman të Maqedonisë. Në perëndim sllovenët, këmbëngulnin për Klagenfurtin, në pjesën veriore të degëzimit jugor të Alpeve, si siguri ndaj asaj që kishte mbetur nga Austria. Përndryshe ata duhet të ishin të kënaqur me kufinjtë e vjetër midis Austro-Hungarisë dhe Italisë. Pashiqi, si zakonisht, bëri lojën e vet. Interesi kryesor i tij, ashti si dhe i serbëve të tjerë, ishte të futeshin në drejtim të lindjes në Bullgari, dhe në veri të danubit, për të marrë një fashë nga territori hungarez. Ndër të tjera, kjo do të mbronte kryeqytetin e tyre, Beogradin, që kishte qenë në një pozicion kaq të ekspozuar, i ndarë nga Austro-Hungaria armike me gjerësinë e një lumi. Serbët e kishin zgjedhur atë, pavarësisht kësaj të mete, sepse ai shtrihej ndërmjet Danubit – teksa kthehej poshtë nga veriu, dhe lumit Sava, i cili rridhte nga perëndimi, në një nga pikat më të rëndësishme stradegjike të Evropës jugore. Tregtarët, pelegrinët apo ushtritë nga veriu e perëndimi duhet të kalonin nga Beogradi po të donin të shkonin në Greqi dhe në portin e madh të Selanikut, apo në lidnje nëpërmjet Bullgarisë në Konstandinopojë. Qyteti ka qenë rrethuar, mbrojtur, pushtuar plaçkitur apo luftuar nga romakët, hunët, kryqëzatat, turqit, austriakët, dhe natyrisht nga vetë serbët.
Pasditen e 18 shkurtit, Milenko Vesniçi, një serb, filloi duke kërkuar falje se nuk kishin ende një memorandum të plotë për t’ua paraqitur Fuqive. Kishte pasur “disa vështirësi” –murmuriti ai. Vesniçi, dukshëm oratori më i mirë i delegacionit, ishte i butë, dashamir, dhe shumë i shëtitur. Gruaja e tij e pasur dhe simpatike ishte miqësore me zonjën e re Uillson. Në një hartë të hapur ai shpalosi bazat për kërkesat jugosllave: shpërblim për meritat (Serbia ishte aleat besnik, dh sllavët e jugut brenda Austro-Hungarisë kishin bërë sa kishin pasur fuqi për të përçarë veprimet luftarake të armikut), vetëvendosje, siguri. Kolegët sllovenë dhe kroatë pasuan me shpjegimin e kërksave të diskutueshme: për qytetin e madh italian të Triestes, provincat hungareze të Bakës dhe Baranjës në veri të kufijve tradicionale të Kroacisë, pjesët rumano-folëse të Banatit dhe zonat gjermnao –folëse përreth klagenfurtit. Ata mohuan se po kërkonin hapësira gjithnjë kishin shtypur me qëllim shkollat dhe kulturën sllave. Një burrë ishte arrestuar në perandorinë e vjetër se kishte kërkuar biletë treni në sllovenisht. Madje, dhe mbështetësit e Jugosllavisë ishin të shqetësuar. “Mos kanë humbur të gjithë sensin e masës dhe gjykimin e shëndoshë”, – më pyeti një mik i Seton- Uastonit.
Jugosllavia në kohën kur filloi Konferenca e Paqes, kishte nën zotërim shumë nga çfarë ajo dëshironte prej Austro –Hungarisë: Bosnjë-Hercegovinën, zemrën e tokës sllovene në provincën e vjetër austriake të Karniolës, , pjesë të madha të Dalmacisë, dhe natyrisht mbretërinë e vjetër të Kroacisë, -por ajo donte edhe më tepër. Delegacioni kërkoi dy pjeë të vogla të njohura në perëndim si Mexhumurje dhe Prekomurje, aty ku Kroacia takohej me Austrinë dhe Hungarinë, dhe më tej në lindje, Baranjën dhe Bakën, pjesë të fushës së pasur në jug të Hungarisë. Hungaria kishte pak miq në Paris; jo vetëm se ishte armiku i mundur, por po i vinte rrotull edhe revolucioni. Çështja kryesore që duhej përcaktuar nga Konferenca e Paqes ishte se ç’pjesë të Hungarisë mund të merrte Jugosllavia në mënyrë të logjikshme. Mexhumurja dhe Prekomurja ishin bindhsëm kroatë dhe sllovenë (megjithëse hungarezët, u përpoqën të kërkonin të kundërtën) dhe, pas disa debatesh, ato iu dorëzuan. Fati i Baranjës dhe Bakës, sidoqoftë, u bë me shumë grindje në debatin midis Rumanisë dhe Jugosllavisë, dhe deshi shumë më tepër kohë që të merrte zgjidhje.
Për të gjithë kombet e Ballkanit, zhdukja e Austro-Hungarisë kishte dhënë një shans, ashtu si dhe disfatat e perandorisë osmane para luftës. Çdokush kërkonte sa ia kishte qejfi: vetevendosje për vete, por jo për fqinjët e vet. Qysh në periudhën e pështjelluar në tetor 1918, kur Austro-Hungaria kërkoi paqe dhe pastaj humbi nga historia, qeveritë ballkanase kishin filluar t’u vinin sytë zotërimeve, duke futur në to ushtri. Organizma të rinj grafulluan si këpurdhat pas shiut: këshilla punëtore, këshilla ushtarësh, këshilla kroatësh, maqedonësh, grekësh. Nuk ishte e qartë se kush qëndronte pas tyre, por nuk dukej se kishin dhe cak për kërkesat e tyre.
Greqia kërkonte pjesën e mbetur të Turqisë Europiane, po kështu edhe Bullgaria. Të dyja, Greqia dhe Jugosllavia, kishin në mendje ndarjen e Shqipërisë.
Rumania dhe Bullgaria nuk arritën të binin në ujdi për pronësinë e Dobruxhës, e cila shtrihej përjgatë bregut perëndimor të Detit të Zi. Serbia, Greqia dhe Bullgaria, të gjitha, kërkonin më shumë nga Maqedonia.
Pati fjalime të mrekullueshme për ruajtjen e qytetërimit dhe luftën për të drejtat dhe nderin; nën rrogoz beheshin përllogaritjet e politikës reale. Në atmosferën e rënduar të 1919, ishte çmenduri të mos grabisje sa të mundje. Udhëheqësit e Ballkanit deklaronin se e adhuronin Uillsonin; ata flisnin guhën e vetvendosjes, drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe bënin peticione që, siç thuhej, prezantonin zërin e popullit, por ishin në përkrahje të grabitjeve në stilin e vjetër. Ata i tregonin bukur hartat e vizatuara. “Do të duhej një monografi madhështore, – shkroi një ekspert amerikan, – për të bërë një analizë të të gjitha falsifikimeve të hartave që nxorrën lufta dhe konferenca e paqes…Ky proces e arriti kulmin më të lartë në Ballkan”.
Paqebërësit nuk kishin ndonjë dokument orientues që të gjykonin të gjitha kërkesat. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Uilsoni kishte përmendur Ballkanin në Katërmbëdhjetë Pikat, kur flet “për rastin më të mirë për vetë- zhvillim të pavarur” të popujve të Austro-Hungarisë, dhe më drejtpërdrejt kur ai tha se Rumania, Serbia dhe Mal i Zi duhen ngritur prap në këmbë. Ai premtoi, gjithashtu se Serbia do të kishte dalje në det, pa e përcaktuar se si, dhe se shtetet e Ballkanit, nën mbikqyrjen dashamirëse të Fuqive, do të bëheshin të gjithë miq “përgjatë vijave të besnikërisë e kombësisë, që janë vendosur historikisht”. Se çfarë nënkuptonte kjo e fundit nuk ishte e qartë, por sugjerohej të mos përfillej as historia e vonë dhe as përzierjet kombëtare në Ballkan.
Kishte një përshtyje se aleatët besnikë do të shpërbleheshin. Serbia duhej të merrte diçka për vuajtjet e saj – porte në Adriatik, mbase, ose të paktën dalje në Egje.
Greqia dhe Rumania duhet të zgjidhnin disa nga premtimet e bëra aq dorëlëshuar gjatë luftës. Bullgaria dhe Turqia Osmane e kishin bërë hak të paguanin dënimin për marrjen e anës së gabuar. Se sa mund të paguanin ato, ishte çështje tjetër. Perandorisë osmane nuk i kishte mbetur shumë në Ballkan; Bullgaria ishte thyer dhe tashmë kishte humbur pjesë të tëra territoriale më 1913.
Britanikët ishin tepër mospërfillës ndaj ngjarjeve në Ballkan, ashtu siç ishin ndaj pjesës më të madhe të Europës Qendrore, përderisa interesat britanike, qofshin ato tregtare dhe detare, ishin të mbrojtura. Ata preferonin shtete të fortë, dhe të qëndrueshëm, pasi ata do të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të ringjallur. Ndërsa “Serbia e vogël guximtare” kishte adhuruesit e saj të përkushtuar, ashti si dhe Mali i Zi dhe Shqipëria, qeveria britanike nuk ishte e përgatitur që të harxhonte fuqinë dhe paranë britanike për të siguruar mirëqënien e tyre. Në të kundërt, Franca udhëhiqej gjithherët nga nevoja për mbrojtje nga Gjermania. Në mënyrë të përkryer, një Serbi dhe Rumani e zgjeruar, dhe Çekosllavaki e Polonia në veri, do të siguronin një kundërbalancë të tilla sa Gjermania nuk do të merrte kurrë guximin të sulmonte përsëri Francën. Dhe aq më mirë sikur një Serbi e fortë t’a mbante në vend Italinë.
Gjeografia e detyronte Italianë të mendonte seriozisht për Ballkanin. Teksa italianët përgjithësisht u mrekulluan kur po shihnin fundin e armikut të tyre tradicional, Austro-Hungarisë, dhe liberalët, të paktën, ushqenin simpati për kombet e vegjël që po luftonin për të fituar lirinë e tyre, nacionalistët italianë nuk donin që ndonjë forcë tjetër të vinte mbisundimin e saj në Ballkan, as Rusia bolshevikë, e as një shtet i sllavëve të jugut.
Nacionalistët do t’i jepnin formë politikës italiane në një drejtim tepër ndërluftues dhe ekspansionist. Nga frika e një shteti të fortë të sllavëve të jugut, Italia ishte gati të mbështeste kërkesat e fqinjve të tyre, Rumanisë, Austrisë dhe Bullgarisë. Në Paris, Sonino këmbënguli se kërkesat e diskutueshme të Italisë dhe Jugosllavisë duheshin diskutuar vetëm në Këshillin e Lartë. Ai frikësohej, me të drejtë, se nuk do të kishte një komitet ekspertësh që do të kujdesej për ndershmërinë e kufijve, dhe as për atë çfarë i ishte premtuar Italisë gjatë luftës.
Kjo histori është një pjesë e debatit më të gjerë ndërmjet Italisë dhe Aleatëve të saj, të cilat për pak sa nuk prishën të gjithë Konferencën e Paqes.
Amerikanët, në Ballkan ashtu si dhe gjetkë, e shihnin rolin e tyre si të një komisioneri të ndershëm, duke çarë shtegun nga degëzat e diplomacisë së vjetër për të zbatuar standartin e ri të vetëvendosjes. Fatkeqësisht, e vërteta për popullsitë e Ballkanit nuk u gjet lehtë. Praktika e përcaktimit në bazë të kombësisë ishte aq e re sa shumë banorë të Ballkanit ende mendonin për veten në radhë të parë në caqet e rajonit apo klanit të tyre, dhe kroatët njëlloj ngaqë flisnin në fakt të njëjtën gjuhë, apo të ndryshëm sepse të parët ishin kryesisht ortodoksë dhe përdornin alfabetin cirilik dhe të dytët ishin katolikë dhe përdornin alfabetin latin? Kujt i përkiste Maqedonia –grekëve për shkak të historisë, apo sllavëve për shkak të gjuhës së tyre? Si mund të viheshin kufinj të qartë kur kishte një përzierje të tillë popullsish? Në hartat e popullsisë së Ballkanit modelet ishin mjaft të këndshëm, një përhapje e përsosur ngjyrash dhe njollash me bojë të theksuar. Në terren ku ziente një çorbë dyshimesh dhe urrejtjesh, nuk ishte aq bukur.
Vendosja e kufijve në rajon solli pakënaqësinë e minoriteteve dhe zemërimin e fqinjve. Dhe në zemër të tij ishte Jugosllavia e re. Ajo ishte vetformuar, por paqebërësit e njohën dhe i vendosën kufijtë me anë të një vargu komitetesh të posaçëm. Rezultati ishte një vend tri herë më i madh se Serbia e vjetër, por më shumë më tepër armiq. Shteti i ri rrëmbeu Malin e Zi, Slloveninë, dhe Bosnjën, nga Austria; Kroacinë dhe një pjesë të Banatit, nga Hungaria; pjesë nga Shqipëria dhe Bullgaria. Ajo që tërhiqte shumë shpesh në Konferencën e Paqes, nuk ishte thjesht fati i banorëve, por e ardhmja e rrejtit të aleatëve tek i cili varej paqja e Evropës.
Austria, Hungaria dhe Bullgaria, shtetet e mundur, mbajtën zi për humbjet e tyre, si për territoret ashtu dhe për popullsinë. Vetëm Greqia në jug ishte miqësore me shtetin e ri. Brenda Jugosllavisë njerëz që kishin pak të përbashkët mes tyre veç gjuhës, kurrë nuk u pajtuan për interpretimin e përbashkët të kuptimit të vendit të tyre. Jugosllavia pagoi shtrenjtë, për përfitimet e saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur fqinjët e saj, me ndihmë të madhe nga Gjermania, rimorën tokat që ajo i kishte fituar në Konferencën e Paqes dhe popujt iu kthyen njëri tjetrit. Megjithëse udhëheqësi komunist Tito ia doli mbantë t’i bashkonte prapë pjesët, shtatëdhjetvjet pasi Konferenca e Paqes e njohu për herë të parë ekzistencën e Jugosllavisë, kjo filloi të shpërbëhej në pjesët përbërëse të saj dhe, në mars të vitit 2002, u zhduk mesaduket njëherë e mirë si shtet. Fqinjët e saj e shihnin atë me shqetësim, ashtu siç kishin bërë qysh prej vitit 1919./The Albanian/
Previous Post Next Post