Cilësi që Bëjnë Liderin e Vërtetë


as.jpg


 John Quincy ka thënë, "Nëse veprimet e tua frymëzojnë të tjerët që të ëndërrojmë më shumë, bëj më shumë dhe bëhu më shumë, ju jeni lideri."

Se sa drejtë e kishte ai, deri tani nuk është vërtetuar. Gjithsesi, ata bëhen lider përmes veprimeve, vendosmërisë dhe dedikimit.

Jeta e liderëve tregon që ata, me të vërtetë, asnjëherë nuk deshën të bëhen lider. Ata ishin njerëz me vendosmëri të madhe ndaj pretendimeve të tyre në jetë dhe kishin cilësi që mund të influenconin njerëzit.

Institutet apo universitetet që mësojnë proceset e menaxhimit nuk janë të afta të prodhojnë lider, por cilësitë e lidershipit të një personi njihen duke e lënë atë të ndajë ëndërrat dhe realizojë ambiciet e tij. Për të pasur këto cilësi është shumë e rëndësishme të besoni tek vetvetja dhe të bëni atë që doni, në vend që të imitoni të tjerët. Me fjalë të tjera, mund të bëheni lider nëse keni potencialin të bëni që njerëzit të besojnë në ëndërrat tuaja dhe të bëni çfarë të mundeni që idetë tuaja të kenë sukses.


Sigurisht që kjo nuk është e vështirë pasi do hasni në vështirësi në çdo hap për të bindur njerëzit të besojnë tek ju. Bashkimi i njerëzve është shumë i vështirë, pasi do të hasni në vështirësi të jashtëzakonshme dhe më të vendisurit mund t'i mbijetojnë kësaj situate. Vetëm nëse veproni kështu jeni në gjendje të merrni atë që dëshironi - që të bëheni lider.

Ka një ndryshim të madh mes një lideri dhe një personaliteti të madh. Të dy janë të ndryshmëm. Atëherë kur gjithnjë e më pak njerëz arrijnë majat e lidershipit, është e qartë që standardet anë ndryshuar dhe shumë njerëz duhet të lënë mënjanë kënaqësitë e pozicionit të tyre.

Madhështia dhe lidershipi nuk mund të arrihen pa u përballuar me sfidat, barrierat, dështimet dhe "thikat pas shpine", liderët dhe njerëzit e mëdhenj janë ata që i kalojnë këto pengesa.

Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e nevojshme që duhet të ndjekësh dikë në jetë. Ndonjëherë është mirë që të ndiqni veten tuaj dhe t'i bëni gjërat në mënyrë origjinale, se sa t'i bëni si idhulli juaj./D. Prem/

Previous Post Next Post