Njerëzit shohin si fillim fytyrën tuaj, por kjo nuk do të thotë që thonjtë tuaj nuk janë të rëndësishme që në përshtypjet e para. Thonjtë e bukur duhet të jenë të shëndetshëm dhe të pastër. Një nga mënyrat më të mira për të bërë që thonjtë tuaj të duken më të pastër është që t'i rrisni. Nuk duhet të jenë aq të gjatë sa të ndryshojnë stilin e jetesës suaj, por duke i rritur mjaftueshëm, kjo do bënte që t'i mbanit ato të duken bukur.
Thonjtë janë të përbërë prej proteinash. Nëse nuk ushqeheni pe proteina dhe aminoacide, nuk do keni thonj të fortë. Ushqehuni me proteina nga mishi i pulës, peshkut, arrorëve, dhe zarzavateve. Mundësisht, ushqehuni me ushqime organike për të pasur thonj sa më të shëndetshëm.
1. Bëni kujdes për thonjtë tuaja
Mos i kafshoni dhe kujdesuni të mos thyen teksa rriten, dhe mbajini pastër. Pastrojini me një furçë të butë në pjesën e brendshme që të hiqni pisllëkun. Mos i prisni me gërshërë. Përdorni një limë thonjsh dhe përdoreni gjithmonë nga i njëjti drejtim, jo para-mbrapsht.
2. Trajtojini me delikatesë
Nëse keni një punë që duhet të punoni me duar, ka të ngjarë që të dëmtoni thonjtë. Që të mos lini punën, gjithmnë vendosni doreza kur mundeni. Gjithmonë trajtojini me delikatesë. Mos i përdorni për të hapur shishe vere apo për të gërryer pisllëkun nga sipërfaqet e pista.
3. Mos i kafshoni thonjtë
Mos vallë keni vesin e kafshimit të thonjëve? Kjo do të thotë që jo vetëm kafshoni thonjtë, por thonjtë tuaj mund të duken të dhëmbëzuara dhe të pashëndetshëm. Nëse i kafshoni rregullisht, duhet ta heqni këtë ves. Përpiquni t'i mbështillni thonjtë me likoplast mjekësor. Duhen rreth 21 ditë që ta hiqni këtë ves.
4. Vendosni maniqyr që forcon thonjtë
Duke i mbrojtur thonjtë tuaj ndërsa rriten është e rëndësishme, kryesisht nëse thonjtë tuaj priren të thyhen. Lyeni rregullisht, dhe disa herë, me maniqyr normal. Nëse maniqyri është i fortë, më mirë.
5. Merrni biotinë
Nëse keni thonj të brishtë, s'ka rëndësi se sa shpejt rriten. Do thyhen gjithsesi. Biotina është vitaminë B dhe është provuar që forcon thonjtë. Konsideroni të merrni edhe vitaminë B kompleks, që i pëfshin të gjitha vitaminat. Nëse keni mungesë biotine në organizëm, ka të ngjarë që të keni mungesë edhe të vitaminave të tjera. Sigurohuni që të konsultoheni me doktorin.
6. Merrni xhelatinë
Xhelatina është një tjetër element që mund të forcojë thonjtë dhe të përmirësojë rritjen. Mund të ushqeheni me më shumë xhelatinë apo të bëni recetat tuaja. Xhelatina mund të merret edhe me hapa, por duhet të konsultoheni me doktorin.
7. Rrisni nivelin e qarkullimit të gjakut
Thonjtë do rriten më shpejt nëse ka mjaftueshëm gjak që rrjedh në duar. Ushtrimet janë një mënyrë perfekte. Ecni nga 30 minuta për të paktën 5 herë në javë. Sigurohuni që presioni juaj i gjakut të jetë në nivele të shëndetshme. Reduktoni kripën e tepërt, dhe pini shumë ujë.
8. Njomini
Thonjtë e thatë nuk zgjasin shumë . Sigurohuni që të njomni vazhdimisht sipërfaqen dhe mishin rreth tyre. Vaji i avokados është shumë i mirë si njomës, është i shndritshëm dhe nuk është yndyrorë.
9. Ushqehumi me proteina të mjaftueshme
Thonjtë janë të përbërë prej proteinash. Nëse nuk ushqeheni pe proteina dhe aminoacide, nuk do keni thonj të fortë. Ushqehuni me proteina nga mishi i pulës, peshkut, arrorëve, dhe zarzavateve. Mundësisht, ushqehuni me ushqime organike për të pasur thonj sa më të shëndetshëm.