Bajerni bllokon Shaqirin: Jo negociata me ekipe të tjera

Situata e Xherdan Shaqirit te Bajerni i Mynihut mbetet ende e paqartë teksa dje mesfushori është kthyer në Gjermani pas pushimeve të zgjatura për shkak të angazhimit me Zvicrën në Kupën e Botës. Mesfushori është përfolur për një transferim në Angli te Liverpuli, por drejtuesit e klubit kanë këshilluar agjentin e tij, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i lojtarit, që të ndërpresë negociatat me çdo skuadër tjetër.


“Ne kemi marrë urdhër nga drejtuesit e Bajernit që të ndërpresim çdo bisedë me klubet e tjera. Nuk duam që kjo situatë të zgjasë përfundimisht, pasi klienti im duhet të jetë i qetë në fillim të sezonit të ri. Kemi marrë oferta interesante, por Bajerni ka refuzuar gjithçka. Ata e konsiderojnë Xherdanin shumë të rëndësishëm për sezonin e ri, por ne duam të ulemi edhe një herë në bisedime për të qartësuar situatën përfundimisht”, ka deklaruar agjenti i Xherdan Shaqirit për “Sport Bild”. 


Shaqiri po kërkohet edhe nga italianë të Juventusit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për mesfushorin dhe për më tepër ata janë gati t’i ofrojnë një vend titullari në formacionin e parë. 23-vjeçari ishte një lojtar shumë i rëndësishëm gjatë kohës që skuadra drejtohej nga Jup Hejnkes, por që në moment in që drejtimin e bavarezëve e mori Guardiola ai ka luajtur vetëm si zëvendësues./sporti shqiptar/- Oculus News
Previous Post Next Post