Pavarësisht se Lionel Messi dhe babai i tij kanë paguar rreth 5 milion euro për gjobat e vëna në lidhje me detyrimet e taksave, një gjykatës sot ka publikuar lajmin se nuk janë tërhequr ende akuzat ndaj tyre dhe çshtja mbetet sërish e hapur.
Ylli argjentinas është shfaqur sërish në gjykatë për të sqaruar problemin e ri. Borxhi i evazionit fiskal i mbetur gjatë viteve 2006 deri në 2009 i ka kushtuar Messit një gjobë prej 4.1 milion eurosh.
Por ai dhe babai i tij kanë paguar reth 5 milion euro dhe çeshtja vazhdon të mbetet e hapur. Ishte pikërisht gjykatësi i cili publikoi lajmin se kjo çështje nuk është mbyllur akoma dhe se Messi ka ende probleme ligjore.ora sport/- Oculus News
Tags
Sport