Arrestohet bashkëpunëtori i dyshuar i autorit të dy vëllezërve në Kukës

a.jpg
Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 19-vjeçarin Sekret Burgjisha, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me autorin e krimit Muharrem Burgjisha i cili ekzekutoi dje për vdekje me kallashnikov dy vëllezër dhe plagosi djalin e njërit prej tyre në zonën e Kalimashit për arsye pronësie të galerisë së kromit.
Arrestimi i 19 vjeçarit u bë i mundur nga policia e kukësit pasi dyshohet se ai ka qenë bashkëpunëtor në krimin e mesditës së djeshme.
Ndërkohë autori i krimit, Muharrem Burgjisha është arratisur, dhe është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Previous Post Next Post