Çifti Beckham po mendon të zgjerojë akoma familjen. Victoria dhe David Beckham prindër të katër fëmijëve, 3 djemëve dhe një vazje, duan edhe një fëmijë të pestë.
Një burim pranë çiftit ka thënë për revistën “Closer” se Victoria nuk dëshiron që vajza Harper të ndjehet si një fëmijë i vetëm, për shkak se tre djemtë tashmë janë rritur dhe janë shumë të lidhur me njëri – tjetrin.
Prandaj po mendon që të sjellë në jetë edhe një vajzë apo edhe një djalë tjetër, në mënyrë që Harper të rritet bashkë me të.
Sipas të njëjtit burim, David dhe Victoria e kanë diskutuar këtë temë që pas ditëlindjes së fundit të Harper.
Ish – futbollisti ishte befasuar në fillim, por edhe ishte lumturuar, madje i kishte premtuar se do ta ndihmonte në rritjen e fëmijës, në mënyrë që karriera e saj mos të ndërpritet.
Tags
Vip