Situata e të drejtave të njeriut ka pësuar një përkeqësim alarmant në lindje të Ukrainës nën drejtimin e një kryengritjeje të armatosur proruse, bëhet e ditur nga një raport i OKB-së i publikuar sot në Kiev.
Raporti numëron “një numër të shumtë shembujsh specifikë vrasjesh, torturash, djegie me cigare, rrëmbime, veprime ngacmuese të shënjestruara dhe disa raste abuzime seksuale, për shumicën e rasteve të kryera nga grupe antiqeveritare të mirorganizuara dhe të mirarmatosura në lindje të vendit”.
Ai denoncoi gjithashtu “ngacmimet dhe persekutimet që shënjestrojnë tartarët e Krimesë, minoritet mysliman i gadishullit ukrainas bashkuar në muajin mars me Rusinë
Tags
bota