E gjithë Kroacia po përballet me pasojat e shirave të rrëmbyer dhe të përmbytjeve të shkaktuara dje prej tyre, ndërkohë që situata më dramatike është në rajonet e Sllavonisë dhe të Posavinas, ku shumë shtëpi janë përmbytur nga niveli i rritur i lumenjve.
Në shumë rajone të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në rajonin e Posavinas kanë rënë mbi 100 litra shi për metër katror vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Situata në Osijek-Baranja dhe Vukovar-Syrmia, të shpallura zona fatkeqësie, është dramatike.
Edhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në rajonet lindore të vendit. ”Zagrebi u godit nga disa stuhi dje duke rrëzuar pemë dhe prishur shumë çati”, njoftoi agjencia kroate e lajmeve, HINA. Megjithatë, në vend nuk është regjistruar ende ndonjë viktimë, ndërkohë që në Serbi kanë vdekur gjashtë persona.
Tags
Ballkani