Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në Bosnje, njoftuan dje në mbrëmje vonë autoritetet përgjegjëse boshnjake.
Bosnje-Hercegovina dhe Serbia shpallën të enjten gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve më të rënda që mbahen mend në historinë e dy vendeve, të paktën për 120 vitet e fundit. Shirat e katër muajve të mbledhur së bashku ranë vetëm në një ditë në Serbi. Shumë qytete në Bosnje, sidomos në veri dhe në verilindje të vendit janë përmbytur nga shiu, ndërkohë që të paktën 60 000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Gjatë gjithë ditës së djeshme, një dyzinë helikopterësh të ushtrisë boshnjake, të Forcës Evropiane në Bosnje dhe shërbime sigurimi nga Kroacia fqinje janë marrë me evakuimin e banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet.
Tags
Ballkani