Përbërësit:
* 400 gr bërxollë viçi
* 6 speca të gjelbër
* 2 speca të kuq
* 200 gr mushkëri qengji
* 1 domate
* 1 kokë qepë
* 4 thelpinj hudhre
* 200 ml shtalpë
* 1 vezë
* 1 kub supë e gatshme pule
* 1 kub supe e gatshme viçi
* majdanoz
* fletë selinoje
* Vaj
* Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Bërxollës së viçit ia largojmë kockën dhe mishin e presim në kube. Edhe mishin e lopës dhe mushkërinë e qengjit e presim në kube.
Sipër mishit të grirë hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.
Mishin e ngjeshim me dorë dhe prej tij bëjmë qofte të vogla në formë topi.
Presim specat, qepën, domaten, fletët e selinos dhe majdanozin.
Të gjitha llojet e mishit i pjekim në skarë.
Skuqim qepën me pak lyrë në tigan deri sa të zbutet. Pasi zbutet qepa, vendosim në tavë copat e specave dhe të domateve. Në tigan shtojmë mishin, mushkërinë, qoftet, hudhrën e prerë, selinon, majdanozin. Hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera.
Shtojmë supë me garuzhde. Pas një kohe të shkurtër, përmbajtjen nga tigani e vëmë në tavë balte. Tavën e baltës e vëmë në furrë.
E pjekim 1 orë, në temperaturë prej 220 gradë.
Të verdhën e vezës e shtojmë në enën me shtalpë dhe i përziejmë me telin e kuzhinës.
Këtë masë e hedhim në në tavë. Tavën e kthejmë në furrë dhe e pjekim edhe 15 minuta.
Me lugë sitë marrim nga tava e Tetovës dhe vëmë në pjatën për servirje.
Zbukurojmë me degë majdanozi, në dy skajet e pjatës.
Ju bëftë mire!
Tags
Receta