Për 4-5 persona duhen:
Makarona, 300 gram;
vezë, 2 kokrra;
djathë, 100 gram;
qumësht 1 e gjysmë filxhan çaji;
kripë;
piper;
gjalpë 150 gr dhe djathë kackavall të grirë, një lugë gjelle.
Kullohen mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë e i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë (gjalp), përsipër hidhet salcë e bardhë (beshamel), spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.
Ju bëftë mirë!
Tags
Receta