Nga Dritan Mardodaj*
Thuhet që Italia zotëron mbi 70 përqind të kulturës botërore. Padyshim, Roma ka hedhur
bazat e civilizimit modern, prandaj është magjike; Italia e Da Vinçit dhe Mikelanxhelos
është përrallore; Italia e Afërditës dhe Madonës dhuron ngrohtësi ëngjëllore, është e
parezistueshme për çdo qënie njerëzore. Pasioni dhe dashuria që kam për fotografinë ka
bërë që të shkel në çdo cep të Italisë kulturore, të fotografoj çdo grimcë të kulturës së saj,
dhe sërish të vazhdoj të befasohem dhe të magjeps pa pushuar adhuruesit e artit pas çdo
shkrehje të aparatit fotografik. Të përshkruash Italinë kulturore në letër dhe artin që
buron nga kjo kulturë, nuk do të mjaftonin mijëra libra. Por për ta bërë një gjë të tillë
në fotografi, mund të mjaftonin disa qindra të tilla, që mund të lexohen vetëm nga një
elitë e vogël dhe thellësisht e kulturuar artdashësish, gjë që e bën tepër të vështirë
dhe sfidues njëkohësisht artin e fotografisë në vendin që zotëron mbi 70 përqind të kulturës
botërore. Babai i fotogazetarisë botërore, francezi Henri Kartier-Breson, thotë që 10,000
fotot e para të një fotografi profesionist, janë më të këqijat e karrierës së tij. Çfarë mund
të mendojë dikush që kërkon të pasqyrojë në foto kulturën mijëravjeçare të shtetit që
zotëron mbi 70 përqind të kulturës botërore? Për tezën e diplomës kam përzdhedhur një
temë që ka të bëjë me fotografinë shqiptare. Temë, që në fakt më ngarkon me emocion dhe
përgjegjësi, po të kemi parasysh faktin se sa pas dore është lënë kultura shqiptare gjatë
dekadave.

Sigurisht që edhe kultura mijëravjeçare shqiptare është jashtëzakonisht e pasur, mjafton
pak dashuri, pasion dhe shumë punë, për të nxjerrë në sipërfaqe mrekullitë shqiptare.

Në rrugëtimin e realizimit të tezës së diplomës në Master Doktoraturë, intervistova një
ndër studiuesit më të spikatur të fotografisë shqiptare, zotin Qerim Vrioni, kontributi
dhe puna dydekadëshe e të cilit ka lënë, dhe vazhdon të lërë gjurmë në fotografinë
shqiptare. Pa u zgjatur, në vazhdim po paraqes të plotë intervistëm e bërë me zotin Vrioni.

Përshëndetje i nderuar!
Kontributi juaj në historiografinë e fotografisë
shqiptare është mjaft i njohur, me një veprimtari
të pasur hulumtuese dhe publikuese prej afro dy
dekadash. Mjafton të përmendim këtu disa prej
botimeve tuaja si: “Fotografia një grusht diell”
(2005) i cili është botimi i pare i këtij lloji në shqip,
“150 vjet fotografi shqiptare” (2009), apo
publikimin e studimit tuaj më të fundit “Fjalor
i fotografisë” (2013), mjaft i vlerësuar nga media
dhe kolegët shqiptarë.

Cilat janë aspektet e fotografisë që ju interesojnë më shumë, dhe
a ka ajo një funksion edukativ dhe kulturor për mbarë shoqërinë
dhe sa i rëndësishem është ky?
Parapëlqej fotografinë e artit dhe atë dokumentare (historike), e para se më krijon
ndjesi estetike, ndërsa e dyta më ndihmon në njohjen e saktë të historisë, asaj të vërtetës,
sidomos në Shqipëri, ku diktatura komuniste e shtrembëroi rëndë atë. Gjatë asaj kohe
është abuzuar shumë me të vërtetën, e cila gjen tek fotografia një mike të madhe.

Ju përveçse jeni studjues i fotografisë, jeni edhe fotograf, dhe keni marrë
pjesë në disa edicione të konkursit kombëtar “Marubi” në Tiranë dhe
“Gjon Mili” në Prishtinë. Çfarë mendimi keni për këto konkurse,
a janë ato të rëndesishme për zhvillimin dhe promovimin e kulturës fotografike?

Po, dy-tri herë kam marrë pjesë në të dy konkurset e fotografisë.
Përveç tyre, në vitin 2009, përfaqësova Shqipërinë me gjashtë fotografi në ekspozitën
ndërkombëtare, “Il Lazio tra Europa e Mediteraneo”, që u hap në Romë (Itali). Në
të mernin pjesë fotografë nga të gjitha vendet që lag Deti Mesdhe. Konkursi
Ndërkombëtar i Fotografisë “Marubi” nisi të zhvillohej në Galerinë Arteve në Tiranë,
në vitin 1998 me një vendim të Ministrisë së Kulturës dhe vazhdoi deri më 2005. Ndërsa
“Çmimi Gjon Mili”, që organizohet ende nga Galeria e Arteve të Kosovës, Prishtinë,
filloi qysh prej vitit 2001, edhe ky ndërkombëtar. Konkurset “Marubi” dhe “Gjon Mili”,
përbënin një ndihmesë të madhe për zhvillimin e fotografisë ndër shqiptarët dhe
finalizoheshin me çmime nderi dhe materiale që nxisnin fotografët të mendonin
dhe krijonin mjaft kohë para ekspozimit në publik të punimeve të tyre.

A mendoni se janë të mjaftueshëm të tilla konkurse dhe evente, apo
duhet bërë më shumë në këtë lloj aspekti?

Vetëm “Gjon Mili” në Prishtinë, se “Marubi” i Tiranës, për shkaqe të panjohura, siç u
tha dhe më sipër, nuk organizohet. Në kryeqytetin e Shqipërisë nuk zhvillohet
ndonje konkurs a ekspozitë e përvitëshme, mangësi, që tkur disi pasionin e kaq e
kaq fotografëve të moshave dhe drejtimeve të ndryshme. Mendoj, se Ministria e
Kulturës duhet të ndërhyjë që Galeria e Arteve ta rifilloj zhvillimin e konkursit
“Marubi”. Gjithashtu, mund të organizohen edhe konkurse ose ekspozita vjetore me
kritere e tematika të ndryshme. Shqiptarët në të dy shtetet, e duan dhe lëvrojnë shume
fotografinë dhe meritojnë një trajtim më të ngrohtë nga ana e institucioneve shtetërore..

A mund të na thoni se cila dëshirë lindi më parë brenda jush, pasioni për
të ushtruar fotografinë apo ai i hulumtuesit dhe studjuesit?

Fillimisht, vitet e para ’90, kam nisur të fotografoj me një aparat amatorësh, peizazhe
të Gjirit të Vlorës, një nga vendet më piktorike të Shqipërisë. Një pjesë të tyre i botoja
në gazetën kulturore të atëhershme “Drita” (1998-2002). Në vitin 2000 më ra në dorë
albumi “The Photo Book” i shtëpisë botuese të Londrës, “Phaidon”, në të cilin paraqiteshin
500 foto të zgjedhura nga të gjitha kohët. Në të përfshiheshin dhe dy fotografë me lidhje
shqiptare. Gjon Mili, amerikan i lindur në Korçë (Shqipëri) nga prindër shqiptarë dhe Kel
Marubi, nga Shkodra ku ka punuar gjatë gjithë jetës. I pari përfaqësohej me foton
“Pikaso duke vizatuar me dritë” (1949), ndërsa Marubi me “Kapiteni Mark Raka dhe
Bajrkatari i Shalës” (1922). Kjo e dyta, më nxiti të thellohesha që të gjeja se çfarë
përfaqësonte duke arritur që në shkurt 2001, të botoj në revistën XXL, shkrimin
“Dorëzimi i Armëve në një foto të Kel Marubit”. Ky artikull përbën daljen time
të parë publike në fushën e studimit të fotografisë, gjithsesi ishte diçka e shkurtër.
Më pas e zgjerova duke përcaktuar edhe emrat e të gjithë personazheve të fotos,
paskëtaj, shkrova diçka për foton “Pikaso duke vizatuar me dritë “të Gjon Milit e, më
vonë një artikull për një portret kleriku mysliman të Kel Marubit. Botimi i shkrimeve
më nxiti që të vazhdoj këta lloj artikujsh, të cilët në vitin 2005, i përmblodha në librin
‘Fotografia një grusht diell”, që është i pari në kulturën shqiptare që i kushtohet fotografisë.

Përse fotografohet ende me aparatë analog, dhe përse ka ende
fotoreporter që zgjedhin të fotografojnë në bardh e zi?

Ndoshta se ndërkoha nga çasti i shkrepjes së aparatit analog deri tek përfundimi në
letër është shumë më e gjatë se me teknikën dixhitale, çka do të thotë edhe më
shumë emocione shoqëruese. Pastaj, puna në laboratorin klasik, “dhoma e errët”
përbën një kënaqësit tjetër të veçantë për fotografët me përvojë, sepse edhe aty
shpërfaqen aftësitë jo vetëm teknike, por edhe estetike të autorit të fotos. Për
fotografinë bardhë e zi, parapëlqimi mbase lidhet më një farë dyshim tek
vërtetësia e ngjyrave në fotografinë dixhitale. Edhe diçka tjetër, fotografia analoge
duke u rralluar, ndoshta do bëhet më e kërkuar, gjë që mund të pasohet me rritjen
sërish të vlerës së saj, natyrisht pa përballuar plotësisht energjinë e asaj digjitale.

Po për fotografinë me infra të kuqe çfarë mund të na thoni?
Duke qënë se këto lloj fotografish bëhen në mjedise të errëta, pra në mungesë të dritës,
përveç vlerave dokumentare dhe historike (ngjarje, ndodhi, evente etj.) ato mund të
kenë edhe vlera artistike për të krijuar foto që hyjnë në artin e fotografisë. Gjithsesi,
rëndësi të dorës së parë, si gjithmonë ka personi që merret me këto, teknika dhe aparatura,
vijnë më pas.

A keni ndonjë zhanër të preferuar të fotografisë, mundeni të veçoni ndonjë?
Do veçoja gjininë e portretit dhe të pejsazhit, si dhe fotografinë historike dhe dokumentare.
Si u prit nga publiku veprimtaria “150 vjet fotografi shqiptare” që
organizuat në vitin 2008 në Tiranë, Vlorë dhe Prishtinë?

Së pari, veprimtaria u zhvillua në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në fund
të qershorit 2008, por pa shumë mbështetje nga ana e administratës së institucionit,
përveç studiueses Suzana Varvarica Kuka, madje asnjë përfaqësues i Ministrisë që
mbulonte kulturën nuk ishte i pranishëm. Në çdo vend të botës, një përvjetor i tillë
do kishte përfillje më të madhe, e natyrisht edhe pjesëmarje autoritetesh. Shtypi i
shkruar e përcolli gjerësisht si event të rëndësishëm. Materiali u shoqërua me pasqyrimin
në ekran të rreth 70 fotove, shumica për herë të parë në publik, pjesa më e madhe të
cilave dhe u komentua. Pas një muaji veprimtaria u zhvillua në qytetin e Vlorës me
mbështetjen e Bashkisë, ndërsa në shtator, në Galerinë e Arteve të Kosovës, në Prishtinë,
në të dyja organizimi ishte më serioz. “150 vjet Fotografi Shqiptare” u organizua dhe në
qytetin Grand Rapids të shtetit të Michigan-it (ShBA), me rastin e festës së 28 Nëntorit,
që u prit me shumë interes nga bashkatdhetarët e shumtë. Edhe në tri rastet e fundit gjatë
paraqitjes së materialit, u shfaqën në ekran fotografitë e zgjedhura, shumë me komente.

Cili është mendimi juaj përsa i përket promovimit të kulturës dhe vlerave
kombëtare nëpërmjet fotografisë?
kombëtare nëpërmjet fotografisë?
Përgjithësisht, fotografia ka dhënë, qysh në agimet e saj, një ndihmesë të madhe në
njohjen e arteve pamore (pikturë, skulpturë, grafikë etj.) nëpërmjet riprodhimit të
tyre në letër e duke i përfshirë në albume shumë vepra të artistëve të njohur. Mjaft
njerëz mund të mos e kenë shikuar në Luvër, pikturën “Xhokonda” të Leonardo da
Vinçit, por shumë pak nga ata që pëlqejnë artet, nuk do ketë parë ndonjëherë fotografinë
e tablos së njohur. Po ashtu dhe skulpturat “Venusi i Milo” ose “Laokoon-i”, por fotot e
tyre në albume e libra mbi artin, i kanë parë, patjetër. Përmenda tri shembuj nga artet
botërore, e njejta gjë edhe për kulturën kombëtare. Kemi shembullin e skulptorit të
njohur Odise Paskali, për kulturën shqiptare. Rreth 80 vite më parë ai realizoi në Itali
skulpturën “I urituri”, që më pas humbi. Skulptori e kishte fotografuar atë, dhe sot të
paktën shohim foton e skulpturës së zhdukur.

Fotografia mbulon shumë fusha të jetës kulturore edhe në vendin tonë. Albumet e
shumtë mbi etnografinë, arkeologjinë, historinë, jetën sociale, shkencore, sportive etj.,
të kombit shqiptar përçojnë tek masa e gjerë e njerëzve pamje që nuk mund t’i shohin
drejtëpërdrejtë në natyrë. Sidomos, e ndjeshme paraqitet “dora e fotografisë” në
zbardhjen e disa ngjarjeve historike shqiptare, veçanërisht, 100 vjeçarin e fundit.
Rëndësi kanë edhe fotografitë e vjetra të objekteve të ndryshme qytetare, kulturore,
fetare, shtetërore, që nuk egzistojnë tani, ose ajo siç e quan me të drejtë publicisti,
Ylli Polovina, “Shqipëria e Humbur”. Në të, përfshihen, ura, ndërtesa historike dhe
urbane, kisha, xhami, teqe etj. të fotografuara nga vendas, por edhe nga të huajtë
që kanë kaluar transit nëpër vendin tonë. Këto, përveç të tjerave, shërbejnë edhe për
të krahasuar të shkuarën me të tashmen.

Ju falenderoj shumë për intervistën dhe ju uroj suksese të mëtejshme në
punën dhe veprimtarinë tuaj!
punën dhe veprimtarinë tuaj!
*Autori është diplomuar në Universitetin Shtetëror të Parmës në Monumente Kulture,
Artistike, Teatrore, Kinematografike dhe Mediave të reja, kurikulum për perjudhën e mesjetës,
(Laureto in Beni Culturali, Teatrali, Cinematografici e dei nuovi Media, Curriculum medioevale,
nell’Università degli Studi di Parma), mban titullin Doktor Master në Histori dhe Kritik Arti
nga Universiteti Shtetëror i Milanos (Università degli Studi di Milano, Dottore Magistrale in
Storia e Critica dell'Arte. Ka hapur dhe marrë pjesë me fotografitë e tij në disa ekspozita në
qytete të ndryshme të Italisë. Është artist dhe fotograf profesionist prej disa vitesh.

Tags
Opinion