Nga Marion Mardodaj* |
Fundi i botës sipas “Maja”
Sigurisht që vëmendja e medias ka qenë e fokusura prej kohësh në datën e sotme, duke paraqitur fakte nga aktorë e autorë të ndryshëm, por le t’i hedhim në vijim një vështrim të përgjithshëm fundit të botës, duke e trajtuar edhe nga këndvështrime të tjera veç atyre fizikë, të cilat mendoj se përbëjnë interes të veçantë për çdo njeri.
Kur flasim për fundin e botës kemi parasysh zhdukjen e njerëzimit, i cili mund të vijë nga faktorë të ndryshëm e kompleks.
Kalendari “maja” përfundon me solsticin dimëror (kur globi paraqet pjerrësinë më të madhe ndaj Diellit) të 21 dhjetorit të sotëm. Civilizimi maja, në kohën e tij ishte më i zhvilluari në fushën e astronomisë. Astronomia studion përmasat, lëvizjen, pozicionin, sjelljen dhe përbërjen e objekteve qiellore, si të planeteve, yjeve, asteroidëve, sistemet diellorë etj. Mbi bazën e përllogaritjeve matematikore të këtyre trupave qiellor, apo të atyre trupave që ishin të vëzhgueshme nga majat, ata ndërtuan kalendarin e tyre të përbërë prej 13 baktun, ku një baktun është ekujvalent me 394.26 vite të kalendarit tonë. Pra, çdo lëvizje e matshme e në harmoni e trupave qiellorë korrespondonte me një periudhë të caktuar kohore. Ky kalendar konsiderohej nga majat si një cikël krijimi, i cili përbëhej nga 5125 vjet. Po të bazohemi në përllogaritjet e majave, sot trupat qiellor arrijnë në një pikë ku me kapacitetet vëzhguese të majave, nuk ekziston më baza për të bërë përllogaritje të mëtejshme kronologjike. Për shkak të limiteve teknologjike dhe lëvizjes së trupave qiellor, majat nuk zotëronin kapacitetin për të bërë përllogaritje të mëtejshme, dhe ky fenomen përshkruhet nga njerëz apo “shkencëtarë” të ndryshëm si fundi i botës. Por sot shkenca është zhvilluar jashtëzakonisht dhe koha rrjedh në pafundësi.
Ndërsa disa civilizime të tjera theksojnë se pas ditës së sotme (21 dhjetor) do të mbizotërojë një periudhë 400 vjeçare harmonie dhe paqeje mbi tokë. Sigurisht që parashikimet rreth fundit të botës kanë qenë me qindra, mund të përmendim këtu Eklipsin Hënor të vitit 2000, i cili u servir si apokalips. Shkenca e sotme ka arritur një zhvillim të konsiderueshëm, duke ridimensionuar kështu edhe konceptin e fundit të botës.
Fundi i botës sipas “Miene Keimpf”
Përjashto Biblën, “Miene Kampf” dhe “Das Kapital” janë librat që kanë ndikuar botën në të cilën aktualisht jetojmë, dhe mund të themi se në një mënyrë përmbanin potencialin për të shkaktuar një lloj të caktuar fundi bote. Si pasojë e ndikimit të këtyre dy librave, globi ka aktualisht këtë konfigurim territorialo-politik, këtë rend socio-ekonomik, madje edhe politikat që aktualisht zhvillojnë disa shtetet apo organizatat ndërkombëtare mund te themi se po ndikohen sadopak nga këta libra.
Si rrjedhojë, padyshim që tek këta libra ekzistojnë edhe disa të vërteta. Gjithësesi, përfundimi është i qartë, që të dy librat përfundojnë me dilemën e famshme që e ka shoqëruar historinë e njerëzimit që nga krijimi i tij, - atë të vezës dhe të pulës. Vlen të theksohet këtu edhe ndikimi i Napoleon Buonapartit në zhvillimet dhe rendin e sotën ekonomik, politik dhe shoqëror. Veç risive politike që Napoloni i solli shoqërisë moderne, përdorimi në realitet i tij politikisht i sjelljes njerëzore nëpërmjet dy elementëve: shkopit dhe karrotës, ka ndikuar konsiderueshëm në mendimin politik të kohëve moderne dhe sjelljen e individëve në përgjithësi, dhe politikanëve në veçanti. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit shkaku kryesor që stimulonte shpikjen e vazhdueshme të teorive të ndryshme ishte dhe është rritja e popullsisë. Është e qartë që krizat ekonomike kanë prodhuar gjithnjë luftëra e teori të ndryshme politike dhe ekonomike, teori këto që për shkak të krizës globale ekonomike, sot na serviren në mënyrë të dendur nëpër media nga aktorë të ndryshëm.
Në shkrimin e “Miene Keimpf”, Adolf Hitleri u ndikua nga teoria e Razellit, me bindjen e kultivuar dhe që e përdori si instrument për të ushqyer urrejtjen ndaj rracave të tjera, se: “shteti ështe një forcë e rrënjosur dhe e formësuar prej mjedisit natyror. Për të arrirtur prosperitet i vetëm në këto rrethana mbijetese, shtetet duhet të zaptojnë vazhdimisht territore dhe resurse”. Ky ishte thelbi i teorisë që Hitleri e përdorte si justifikim për të masakruar e për të shpikur lloj-lloj teorishë që frymëzonin urrejtjen rracore e propagandonin supeioritetin e rracës ariane. Ndërsa “Miene Kampf” ishte një libër propaganistik në shërbim të këtij qëllimi. Në terma të thjeshtë, nëse supozojmë se Hitleri apo rraca ariane do të sundonte botën duke masakruar e duke shfarrosur çdo të ndryshëm nga ata. Globi do të popullohej në mënyrë uniforme në aspektin e popullsisë, dhe diversiteti kulturor apo i çdolloji do të zhdukej. Është e qartë që zhvillimet kulturore apo teknologjike kanë ardhur si rrezultat i diversitetit; madje satelitët, centralet bërthamore, pajisjet e ndryshme mekanike e teknologjike u zhvilluan në funksion të Luftës së Dytë botërore, dhe më pas u përdorën në fushën e ekonomsë e të mirëqënjes njerëzore. Pra nëse supozojmë që pas disa shekujsh globi do të popullohej nga rraca ariane, veçse do të lindnin probleme gjenetike si rezultat i kryqëzimit të individëve me gjene të përafërta, globi do të rezultonte i populluar si në rastin e majave, dhe paparashikueshmëritë për shkaqe të ndryshme do të ishin shumë të mëdha, ku së paku mund të përmendim zhdukjen e tyre si në rastin e majave. Duke rezultuar kështu në një lloj fundi bote.
Fundi i botës sipas “ Das Kapital”
Tek “Das Kapital”, Marksi shkruan: Artikujt e ndryshëm të të mirave material, janë objekte misterioze. Tek të cilat në pamje të parë, karakteri social i punës së njeriut shfaqet si një tipar objektiv në punën e tij”. Dhe ai e ilustron këtë me fenë: Në fe, - thoshte Marksi - në pamje të parë, prodhimi i trurit të njeriut shfaqet si qenie e pavarur. Pra, të mirat materiale dhe marrëdhënjet sociale midis qenieve njerëzore, në totalin e tyre shfaqen në formën e vlerës së një produkti, sikur kjo vlerë të ishte e pavarur prej marrëdhënjeve sociale”. Dhe më tej Marksi i sugjeronte dishepujt e tij: “Ashtu siç filozofia i gjen armët tek proletariati, edhe proletariati i gjen armët intelektuale tek filozofia (marksiste në këtë rast). Me termin “proletariat” Marksi nënkupton klasën punëtore duke përfshirë ata që punonin në fabrikat e shumta në Evropën e sapoindustrializuar të atëhershme. Pra, Marksi u bën thirrje dishepujve të tij që të komandojnë sjelljen njerëzore përmes objekteve materiale (apo favoreve). Filozofia marksiste mbetet e freskët në kujtesën e një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare, sigurisht që nuk mund të harrohen triskat e tollonat, e drejta e limituar për t’u shkolluar, varfëria e përgjithshme materiale, pushkatimet e persekutimet për ata që mendonin ndryshe etj. Kjo filozofi e sheh një shoqëri, kulturë apo individ si një objekt apo produkt, dhe nuk merr në konsideratë asnjë dimension tjetër të aspekteve njerëzore. Në terma ekonomik, kjo filozofi mëtonte që pas disa gjeneratash, në mendjet e njerëzve të zhdukej koncepti i pronës - qoftë tokës apo objekteve me vlerë - dhe njerëzit të motivoheshin për të jetuar e punuar vetëm prej të mirave materiale që do u servireshin prej atyre që komandonin, duke mohuar kategorikisht besimin në Zot apo në çdolloj teorie apo filozofie tjetër.
Kjo teori që në gjenezë të saj nënkupton fundin e botës, pasi një shoqëri apo individ nuk mund të shihet si një objekt apo vlerë e caktuar. Nëse i gjithë globi do të mendonte kështu (siç pretendonte Marksi dhe dishepujt e tij), dallimi midis qenies humane dhe objekteve do të ishte inekzistent, në vend që të zhdukej koncepti i pronës do të zhdukej së pari koncepti i zhvillimit, pasi ëndrrat e njerëzve do të ishin të fokusuara vetëm në të mirat materiale apo të mjeteve të nevojshme për ekzsistencë, ose të mirave që u servirnin të tjerët. Nuk do të kishte risi, zhvillim ekonomik e begati. Si rrezultat globi do të vazhdonte të popullohej dhe teknologjia do të mbetej e njëjtë. Do të kishim mjerim, luftëra klasash (siç ka ndodhur), injorancë të skajshme, shfarosje njerëzish në mënyra nga më të ndryshmet. Globi do ishte ndarë në dy "lloj speciesh" humane: proletariati dhe klasa sunduese. Me kalimin e kohës proletariati do zhdukej apo do reduktohej ndjeshëm,- siç ka ndodhur. Klasat sunduese do të ishin në luftë të vazhdueshme midis tyre deri në momentin sa t’i pinin proletariatit edhe pikën e fundit të gjakut e të shteronin gjithçka. Pra kjo qasje është që në gjenesë një lloj fundi bote, jo më kot edhe partitë e majtat në përgjithësi, apo e majta e sotme shqiptare mëton më shumë staniacionin se sa zhvillimin. Për shembull, opozita nuk është në favor të ndërtimit të rrugëve (ose të paktën ashtu është shprehur), ajo prej kohësh nuk voton tri ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian, duke mos paraqitur arsye racionale. Mirëpo duke mos votuar tri ligjet, opozita pengon aksesin e qindra miliona eurove që Shqipëria dhe shqipëtarët do të merrnin së bashku me statusin. Me të cilat, do të ndërtoheshin rrugë, shkolla, do të krijoheshin vende pune etj., pra që do të sillnin një zhvillim të caktuar. Sigurisht që dikush mund të thotë se në kohën e komunizmit kishte edhe gjëra të mira, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se edhe ato të mira që u përftuan, u përftuan duke patur si referencë shtetet perëndimore.
Pa mendoni po të mos ekzistonte një referencë e caktuar zhvillomore se ku do të përfundonte njerëzimi?
Fundi i botës sipas konceptit bashkëkohor
Problemi më i madh përsa i përket parashikimit të fundit të botës duke u bazuar në të dhënat shkencore, qëndron në faktin se, nëse ky parashikim provohet i drejtë, nuk do të ketë ndonjë entuziazëm për njerëzit në mbarë botën, apo lavdërime për ata që mund ta provojnë këtë gjë, në këtë aspekt zelli është shumë i ulët. Gjithësesi, është absolutisht e arsyeshme të themi se, sistemi ynë diellor lindi nga një aksident kozmik, dhe, sigurisht që e ka një fund. Që globi ynë të kthehet në një thëngjill - në terma racional shkencor - duhen edhe rreth 5 miliard vjet. Perjudhë kjo që përkon me mbarimin e ciklit jetësor të Diellit. Ne gjithashtu, kemi lindur dhe lulëzuar vetëm në sajë të një aksidenti gjeologjik (studimet e fundit rreth AND-së së humanoideve nxjerrin në pah se humanoidët e kanë zanafillën mbas rënjes së një asteroidi që shfarosi dinosaurët rreth 65 milionë vjet më parë). Deri tani janë zbuluar 718 asteroidë, që përbëjnë një rrezik potencial për globin, duke përfshirë edhe asteroidin "Apophis" i cili parashikohet të kalojë në orbitën e komunikimit të satelitëve në 13 prill të 2029-ës. Çdo ditë në mbarë globin ndodhin mesatarisht 1500 tërmete dhe çdo javë shpërthen një vullkan. Pra, duke pasur parasyshë se bota e gjallë formon vetëm "një minutë" nga hapësira e pa masë kohore e Universit, e kemi fare të qartë se, njërëzimi në çdo moment mund të zhduket ose të reduktohet ndjeshëm.
Një rrezik modern gjithashtu kërcënon të reduktojë ‘’shportën e vezëve’’ të njerëzimit. Pasi bota jonë po popullohet gjithnjë e më shumë nga njerëz që e përkufizojnë veten e tyre si gay, lesbike, biseksual, kureshtar të të dyja sekseve, njerëz që nga gay kthehen në të drejtë ose e kundërta, njerëz që joshen nga sakatët (acrotomophiliacs), njerëz që joshen nga obezët etj. Dhe, të gjitha këto bëjnë që ne të mendojmë se ndoshta, është një Zot që i ka bërë të gjitha, ose në të kundërt, të mendojmë se është çështje ndryshimi the selektimi natyror; ndoshta mendojmë se njerëzit kanë pjesë të pavdekshme, jo materiale, qe i quajmë shpirtëra, ose të kundërtën, se ne jemi thjeshtë lëndë e rregulluar në mënyrë të komplikuar, që bëhemi copa-copa pasi vdesim. Në këtë amulli përfitojnë ata që pretendojnë se në njëfarë mënyre zëvendësojnë Zotin, si për shembull, ata që bëjnë betimin e Hipokratit, dhe nuk e zbatojnë në realitet; dhe ata që betohen se do të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin kur marrin detyrat, dhe nuk e zbatojnë atë.
Fundi i botës sipas shqiptarëve
Nga e gjithë kjo kakofoni teorishë e filozofishë komplekse e pa as një vlerë në kontekstin shqiptar mendoj, në Shqipërinë e kohës së sotme përfitojnë ata që perceptohen nga një pjesë e shoqërisë se zëvendësojnë Zotin ose kanë në dorë jetën e njerëzve apo jetëgjatësinë e tyre, dhe që në realitet nuk bëjnë asgjë më shumë sesa e nxijnë jetën e kohezionin social në Shqipëri, duke mbjellë pesimizëm e shuar shpresat.
Shqiptarët kanë “ngrënë shkopinj” për gati 50 vjet me rradhë, ku mund të përmendim dhjetra mijëra të pushkatuar dhe qindra mijëra të persekutuar nga koha e diktaturës komuniste. Mesa duket kohët e sotme nuk po i ngopin dot abuzuesit me “karrota”: Global Financial Integrity (GFI) publikoi këto ditë një raport mbi transferimin e paligjshëm të parave, duke vënë në dukje se një shumë prej 1.3 miliardë dollarësh është larguar nga Shqipëria në vetëm 5 vite. Largimi i parave është kryer përmes korrupsionit, evazionit fiskal apo aktiviteteve të tjera ilegale. E nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur paratë dalin jashtë nga vetë shqiptarët-injorantë, amoral dhe antishqiptarë, pse mos të shfrytëzojnë hapësirat e tyre kompanitë e huaja për të vjedhur edhe ato sipas mënyrës së tyre: Ministria e Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjitikës (METE), thekson që dëmet e shkaktuara Shqipërisë nga ana e CEZ a.s. janë në nivelin e 1 miliard dollarëve.
Mendimi mbizotërues i publikut shqiptar për spitalet e farmacitë është:“larg qofshin”. “Nëse i thua mjekut apo farmacistit se më dhemb gishti i këmbës, ata do të japin recetë ose ilaç për flokët,dhe sa herë që do të rishkosh për t’u vizutuar, ata do të japin nga një ilaç të ndryshëm derisa të arrijnë tek gishti i këmbës”, më tha një mik i imi këto ditë tek vinte nga një vizitë mjekësore.
E, të gjitha këto fakte të gjeneruara nga mjedisi ynë tepër divers, bëjnë që koncepti për fundin e botës të perceptohet në mënyrë origjinale ndër shqiptarët, jo më kot janë shtuar vrasjet e vetëvrasjet kohët e fundit.
*Ky shkrim është botuar për herë të parë në vitin 2013 dhe është rimarrë me lejen e autorit.
Tags
fundi i botës