Muri ra më 9 nëntor 1989. Por më parë ishte grisur një perde e hekurt. Më 2 maj ushtarët hungarezë filluan të prishin kufirin. U hap një portë drejt lirisë për qytetarët e ish-RDGJ.
Joachim Jauer dhe ekipi i tij ishin duke pirë një birrë, pas mbarimit të xhirimit për një kornike për festimet e 1 majit 1989 në Budapest. Më pas një lajmëtar i qeverisë hungareze ndërpret mbrëmjen: "Nesër në mëngjes zhvillohet një konfernecë e rëndësishme në pikën kufitare Hegyeshalom. I'u lutemi të vini atje. Është shumë e rëndësishme ", kujton korrespodenti i ZDF. Ditën tjetër së bashku me rreth 20 reporterë të tjerë dhe disa oficerë, u mblodhën në klasën e një shkolle. Atyre i'u shpjegua rëndësia e kufirit, si vijë ndarëse mes vendeve të Traktatit të Varshavës dhe atyre të NATO-s, si dhe kufiri 300 km i gjatë ishte i dëmtuar. Alarmi mund të shpërthente edhe nga era e fortë. Gjëja që nuk dinin të ftuarit: Qeveria e reformuar e Hungarisë e kishte vlerësuar kufirin si të vjetër teknikisht, politikisht dhe moralisht‘.
Ushtarë hungarezë prishin kufirin
Pas këtyre informacioneve reporterët çohen me mjete ushtarake tek rripi i vdekjes. Para këtyre perdeve të hekurta për dekada të tëra qendronin varuar tabela që të paralajmëronin se do të qëlloheshe në rast se do të përpiqeshe t'i kaloje. Në këtë vend sot ndodhet një tende për festa. Më pas fillon inskenimi: ushtarët dalin para turmës, presin telat me gjemba, shkëpusin energjinë elektrike dhe heqin pengesat e betonit. Jauer, i cili është rritur në afërsi të Murit të Berlinit, është i habitur dhe pyet menjëherë oficerin: "Nëse këtu kanë një vrimë, çdokush mund të kalojë?" "Po", përgjigjet ai.
Skena historike në televizionet perëndimore dhe lindore
Kronika e Jauer u pa edhe nga qytetarë të RDGJ-së, të cilët mund të shihnin televizone perëndimore, që mësuan se perdja e hekurt kishte një çarje.
Në Hungari frika ishte e madhe, sepse atje ishin të stacionuar 200 mijë ushtarë rusë, të cilët nuk dihej se si mund të reagonin. Në vitin 1956 kur qytetarët protestuan për ndryshime demokratike, u shtypën në mënyrë të përgjakshme. Qindra mijëra hungarezë ikën në drejtim të Perëndimit dhe që prej asaj kohe kufiri u mbyll. 33 vjet më vonë Kryeministri i zgjedhur Miklós Németh nuk e dinte se si do të reagonte Moska. Gjatë një takimi që kishte zhvilluar në mars më shefin e Bashkimit Sovjetik, Michail Gorbatschow, ky i fundit kishte thenë se çdo vend vëlla socialist duhet të sigurojë vetë kufijtë.
Hapja e kufirit nga ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Hungarisë
Kufiri qendron i mbyllur
"Roli i Hungarisë për rëninen e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet", thotë historiani dhe publicisti Hans-Hermann Hertle, autor i librit "Kronika e rënies së Murit‘. "Pamjet e 2 majit 1989 frymëzuan shumë qytetarë që përmes Hungarisë të shkonin në Republikën Gjermane."
Në mars u dha urdhëri që hungarezët të mos qëllonin mbi refugjatët. Ndërsa me 27 qershor ministri i Jashtëm i Hungarisë dhe Austrisë, Gyula Horn dhe Alois Mock, takohen në një pikë kufitare dhe para mediave hapin në mënyrë simbolike një pjesë të kufirit.
Por hapja e kufirit dhe kalimi i lirë ishtë një mashtrim. Shumë qytetarë të ish-RDGJ kapeshin nga shërbimet e sigurisë së vendit dhe u dorëzoheshin autoriteteve të ish-RDGJ. Me ty kthyer në atdhe ata burgoseshin.
Hapja e plotë e kufirit
Piknik paneuropian
Hungaria bën disa hapa të tjerë të kujdesshëm për t'u afruar me perëndimin: pjestarë të opozitës me orientim demokrat dhe Unioni Paneuropian bëjnë ftesë për një kalim të përbashkët kufiri. Mburojë janë politkani reformator hungarezë Imre Pozsgay dhe deputeti europian Otto von Habsburg. Kufiri në Sopron do të hapej për tri orë.
Në fund të ditës mundësia e kalimit të kufirit u shfrytëzua nga 600 qytetarë të ish-RDGJ. Mijra qytëtarë të tjerë të ish-RDGJ prisnin jo shumë larg kufirit për një mundësi të tillë. Kryemnistri Németh përfrocon vëzhgimin e kufirit dhe kërkon të bisedojë me qeverinë e ish-RDGJ-së për valën e refugjatëve, por këta të fundit nuk pranojnë. Më pas shefi i qeverisë hungareze në një bisedë me Kancelarin Helmut Kohl, i siguron se qytetarët e ish-RDGJ që do të kapen në kufi nuk do të deportohen më në vendin e tyre.
Refugjatë gjermano-lindorë
Liri udhëtimi përmes Hungarisë
Qevera Federale u informua se qeveria hungareze hapi kufirin në mbrëmjen e 11 shtatorit. Tre ditë më vonë ministrat e ish-RDGJ diskutuan për një "sulm të madh të kundërshtarëve". Krerët politikë në Berlinin Lindor e cilësuan aksionin si "joshje". Por ata nuk mund të ndalonin ikjen e 120 mijë qytetarë të ish-RDGJ drejt Gjermanisë Perëndimore. Nëntë muaj më vonë më 3 tetor 1990, Gjermania bashkohet. Një ditë më vonë kancelari Kohl tha: "Nga Hungaria u gjuajt guri i parë kundër Murit./dw/"
Tags
europa