Të paktën 45 mijë maturantë në rang vendi i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës së Huaj, në kuadër të Maturës Shtetërore, i cili është dhe provimi i parë për këtë vit.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit, lidhur me proçedurat konkrete si do të realizohet ky provim, bën me dije se, maturantët duhet t’u përgjigjen 25 pyetjeve të ndryshme, ndërsa niveli i vështirësisë do të jetë ai A2 dhe do të jetë i ndarë në tre seksione. Përsa i përket pjesës së leximit të një teksti me gjuhë të huaj, vlerësimi do të jetë në masën ,12 pikësh, ndërsa përsa i përket pjesës së gramatikës, sqarohet se maturantët duhet t’u përgjigjen 12 pyetjeve të ndryshme.
Faza e trete është bazuar tek shkrimi, nga e cila merr plot 10 pikë, dhe 50 të totalit.
Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë”, thuhet ne përmbajtjen e guidës së Maturës Shtetërore.
Tags
sociale