Berisha - Rama debate me akuza të padëgjuara më parë


sds.jpg
Kuvendi nisi seancën e sotme rreth orës 11:00 ndërsa jashtë tij protestues nën drejtimin e opozitës protestonin me moton “Shqipëria drejt Europës, jo Kolumbisë”. Deputetët të PD pasi përshëndetën protestuesit hynë në Kuvend duke iu bashkuar mazhorancës në sallën e parlamentit. Kreu i grupit parlamentare të PD, Paloka theksoi se përse PD nuk mori përgjigje mbi një kërkesë të saj për seancë të jashtëzakonshme.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta sqaroi se një term i tillë ekziston vetëm kur parlamenti është me sezon pushimesh, ndërsa i ofroi opozitës dy mundësi për të cilat ftoi të diskutohen në Konferencë e Kryetarëve. Pas mbledhjes, në Konferencë u ra dakort që në seancën e sotme të diskutohet vetëm 1 orë mbi cështjen e drogës, ngjarjes me avionin në Divjakë. Debati që nisi ishte tepër i zjarrtë, ku akuzat më të rënda u bënë nga deputeti Berisha, i cili pati replika të zjarrta dhe me Rucin e Blendi Klosin.
RAMA
Ora: 13:30-Kryeministri Edi Rama kërkoi vetëm 30 minuta fjalën në Kuvend për të kërkuar që bashkë me ish-kryeministrin Berisha, të shkojnë në Prokurori, ku mund të vërtetohen akuzat e opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Nëse këto nuk vërtetohen, Rama propozoi një skenar ‘alla Berluskoni’ me punë vullnetare për Berishën e Topallin
“Prokuroria është ende nën hijen e frikës nga ai, gjykatat nuk diskutohet. Prandaj them që nnë i pari, Saliu i dyti, adjutanti tek SHQUP dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të shkojmë një e nga një përpara prokurorive të cështjes dhe nëse ju provoni qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, që më lidhin mua me trafikun e drogës unë nuk do japë thjesht dorëheqjen, por do zhdukem përgjithmonë nga çdo mikrofon dhe do i nënshtrohem çdo hetimi. Por në rast të kundërt, nëse asgjë nga ky llum për lidhjet e mia me drogën nuk provohen, unë ju kërkoj të bini dakord që Saliu dhe Jozefina t’i bashkohen ekipit të ministrisë së Shëndetësisë në punë vullnetare për të dezifektuar Divjakën në procesin e mushkonjave”, tha ai.
Pas fjalës së kryeministrit Rama vijuan replikat me ish kryeministrin Berisha. Ky i fundit e cilësoi Ramën baron droge në Europë ndërsa e fton të bëjë një test për drogën.
Berisha: Rama baron i drogës në Europë. Pamë Edi Ramën të cilin me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narko trafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narko trfikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Njëlloj siç është i lidhur bloza me tymin është i lidhur Rama me drogën. Që të gjithë vetëm drogë bëni. Do hetohesh ti por qytetarët shqiptarë do rrëzojnë qeverinë tënde. I ke bërë vendit dëmin më të llogaritshëm me narkotrafiqet dhe je shndërruar në rrezik të madh kombëtar. Lëvizja sot filloi do mbushë misionin e saj. Eshtë mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Evropë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Me fjalimet e tua më kujtove fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës.
Rama: Mbase për shkak të moshës nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë fjalim lamtumire se ti do kishe vdekur nga infarkti. Të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë 20 vjet bëhu burrë dhe bashkë me mua vërteto para prokurorëve një akuzë. Duhet ta pranosh që propozimi im ishte mjaft dashamirës. Nëse ju e vërtetoni, unë jo jap dorëheqjen po zhdukem përgjithmonë. Nuk të kërkoj dot të largohesh nga mikrofoni se është njëlloj ti kërkosh mizës të largohet nga shtegu i jashtëqitjes së kalit.
Berisha: Erdha i përbetuar që mos merrem me asnjë aspekt tjetër përveç drogës. Rëndësi ka shpëtimi i Shqipërisë nga narkotrafiku. Shqipëria në 8 muaj qeverisje u shndërrua në Kolumbinë e Evropës dhe nuk e shndërroi prokurori i Zvicrës as prokuroria italiane. E shndërruan ata që angazhuan flotiljent e narkotrafikut me lejën, miratimin, aprovimin e Edvin Ramës. Para shumë vitesh ju lajmërova që ka shndërruar Tiranën në megalavatriçen e pastrimit të parave. Mere po deshe rrotën e avionit se do të thonë o rrotë avioni. Ajo është bërë simboli yt.
Meta: Ju lutem se e kthyet në debat rrote
Rama: Unë vazhdoj këmbëngul duke qenë se përmasat e çështjes sipas jush janë kaq dramatike. Ka vetëm një mënyrë për ti dhënë fund. Nëse ju dhimbset kaq shumë Shqipëria që ju duket e mbërthyer nga narkotrafiku dhe dispononi prova shkojmë në prokurori, ose edhe një herë po ta them një ditë të shtune spërkasni në Divjakë se është dhe sezoni turistik. Bëhu burr Sali, çohu shko tek prokurorët!
Berisha: Së bashku me Mrikën do ikni, i përdor Baze për avionë droge, ka vetëm një rrugë të ikësh.
Rama: Nëse ke kurajon e qëndrestarit antidrogë merr gridërinë dhe shkoni tek prokurori, vëri në dispozicion dokumentet që ke, se ti i njeh lidhjet e shtetit me drogën, provo vetëm një lidhje timen me drogën. Nuk ke pse e lë lumadhin e Lazaratit, pse erdhi? në emër të kultivuesve apo lazaratësve? Bëhu burrë dhe vërteto një akuzë
Berisha: Shko në spital, bëj testin e drogës
Meta-deputetëve të Opozitës: Cfarë keni pse çoheni në këmbë
Rama: Shkoj unë e bëj testin, po pastaj do shkosh me Jozefinën në Divjakë për dezinfektim, s’po ju them merrni Kastriotin me vete se do e ngatërroni me mushkonja.
Previous Post Next Post