Krijesat që refuzojnë seksin dhe klonojnë vetveten

  Sekreteti riprodhues i “hardhucave lezbike”


Njërëzit kanë dëgjuar që nga bishti i hardhucave lind një hardhucë e re, por kjo nuk është e mjaftueshme. Disa specie hardhucash (gnemitophorus) kanë një tjetër mister: Ato mund të klonojnë veten e tyre. Kjo specie përbëhet vetëm nga femra, të cilat janë të afta të riprodhohen përmes parthenogenesi (kur riprodhimi bëhet pa fertilizim.

Femrat e njohura si parthenogens, vijnë nga hibridizimi i linjave të dy hardhuceve të ndara. Parthenogeni ka një kopje të kromozomeve nga nëna, dhe një tjetër analoge (me një ndryshim të papërfillshëm) nga babai. Kjo mund të bëjë lindjen e të rinjëve tamam si të ishin klonuar, pa ndihmën e kombinimit të gjeneve të ndryshme.

Vrasësit që klonojnë vetveten


Parthenogenesis është vënë re në shumë lloje peshkaqenësh dhe gjarpërinjsh, megjithëse pasardhësit e tyre mund të kenë një jetë të shkurtër. Pas vëzhgimit të parthenogenesis të një peshkaqeni çekiç në kopshtin zoologjik të Detroitit, SHBA, Instituti Zoologjik vendosi që të fertilizonte vezët e këtij peshkaqeni. Ata ishin në gjendje që të kultivojnë me sukses dy pasardhës, të cilët u konfirmuan si klonë të nënës së tyre. Disa studiues mendojnë se aftësia e peshkaqenëve për t’u riprodhuar me anë të parthenogenesës u ka mundësuar atyre që të jenë specia më e vjetër mbi tokë. Kur meshkujt ishin të rrallë, femrat riprodhonin vetveten me anë të klonimit.

Shkencëtarët e Institutit të Zoologjisë në Dedtroit krijuan klonet përmes një procesi të quajtur “parthenogenesis automatik”: Pasi veza e peshkaqenit është e formuar normalisht, më pas ajo fertilizohet nga “trupi polar”, një qelizë e krijuar gjatë zhvillimit të vezëve dhe që përmban të njëjtat gjene si vezët, duke bërë që peshkaqeni të ketë gjysmat e gjeneve të nënës së tij. Kjo është arsyeja kryesore se përse të vegjëlit e lindur në këtë mënyrë ngordhin shumë shpejt, pasi atyre u mungojnë gjene shumë të rëndësishme nga nëna e tyre për të jetuar normalisht.

Insektet afid të pemëve 


Disa lloje insektesh femra të njohur si afid, që rriten në pemë, janë në gjendje të klonojnë veten e tyre pa seks dhe të prodhojnë deri 100 kopje të vetvetes të cilat mbajnë të gjithë ADN-në identike. Pasardhësit jetojnë deri në 40 ditë, duke prodhuar edhe ato setin e tyre të kloneve, kështu që një insekt i vetëm afid mund të riprodhojë me miliona të tjerë. Në kohë të ftohtë, këto insekte fillojnë të prodhojnë klone meshkuj (të cilët janë identik me nënën e tyre, përveç kromozomit seksual. Sidoqoftë, këto insekte të paktën një herë në vit riprodhohen seksualisht me partnerin e kundërt me qëllim për të pastruar peletën e tyre bakteriale duke marrë bakteriet e meshkujve në formë seksuale. Këto klone janë të dobishme për insektet afid, pasi u mundësojnë atyre të mbrohen nga parazitët, dhe ia kalojnë sëmundjet seksualisht të tramsetueshme kloneve.

Ylli i detit


Disa krijesa janë aq të afta të rigjenerojnë veten e tyre, saqë një pjesë e trupit të tyre mund të krijojë një organizëm të tërë identik. Disa specie yjesh deti aplikojnë prodhimin aseksual përmes fragmetizimit të pjesëve kryesore të trupit të tyre. Madje një specie ylli deti që rritet në Detit Mesdhe, e njohur si nemadote, mund ta riprodhojë vetveten vetëm nga një copë disa milimetërshe kub e trupit të saj.

Riprodhimi i yllit të detit është mbase më pak mbresëlënës se sa speciet e tjera. Ylli i detit mund të riprodhohet nga krahu i tij, vetëm nëse krahu i tij përmban pjesë të “shtyllës kurrizore” të tij ose ndryshe “diskut qendrorë”.
Previous Post Next Post