Nuk do jeni asnjëherë të lumtur nëse insistoni të kuptoni se ku konsiston lumturia. Nuk do jetoni asnjëherë nëse po kërkoni për kuptimin e jetës (Albert Camus.
Ndyshimi është ligji i jetës. Për ata që shohin vetëm të shkuarën ose të tashmen, sigurisht që do dështojnë të jetojnë të ardhmen (John F. Kennedy.
E gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente të bëni, aq më mirë (Ralph Waldo Emerson.
Jeta jonë shpreh përherë rezultatin e mendimeve dominante tona (Soren Kierkegaard.
Jeta nuk është një problem që duhet zgjidhur, por një eksperiencë që duhet përjetuar (Soren Kierkegaard.
Nëse e doni jetën, mos shpenzoni kohë, pasi jeta është e përbërë nga koha (Bruce Lee.
Çohem në mëngjes i shqyer midis dëshirës për të ndryshuar botën për mirë, dhe dëshirës për ta shijuar atë. Kjo ma bën të vështirë që ta planifikoj ditën (E. B. White.
Çdo njeri vdes, por jo çdo njeri jeton me të vërtetë (William Wallace.
Jeta është një seri leksionesh që duhen jetuar në mënyrë që të mësohen (Helen Keller.
Jeta është si vallëzimi. Nëse kemi një shesh të madh, shumë njerëz do kërcejnë. Disa do irritohen nëse ndryshon muzika. Por jeta ndryshon vazhdimisht (Miguel Angel Ruiz.
Privilegji që të jep jeta është të jesh ai ose ajo që je (Joseph Campbell.
Nuk është jetëgjatësia, por jetëthellësia (Ralph Waldo Emerson.
Jeta ime është mesazhi im (Mahatma Gandhi.
Ekzostojnë tre gjëra konstante gjatë jetës: mundësitë, zgjedhjet dhe principet (Stephen Covey.
Jeta jonë është ajo çfarë mendimet tona e bëjnë (Marcus Aurelius.
Në jetë nuk duhet pasur frikë nga asgjë, vetëm duhet kuptuar. Tani është koha të kuptojmë më shumë, kështu që do kemi më pak frikë (Marie Curie.
Një këpucë që i rri një personi, ia vret këmbën një tjetri; nuk ka një formulë jetese që t'i përshtatet gjithëkujt (Carl Jung.
Deri tani çdo gjë është e kuptueshme, përveç mënyrës se si të jetojmë (Jean-Paul Sartre.
Tags
Citime