9 hapa prindërore që zhvillojnë rritjen, vetëbesimin dhe lidershipin tek fëmijët

9 hapa prindërore që zhvillojnë rritjen, vetëbesimin dhe lidershipin tek fëmijët
 
Nga Cathy Caprino*

 Nga perspektiva ime, synimi nuk është që t’i nxisim me zor fëmijët të jenë ato që nuk janë, përkundrazi, t’i inkurajojmë, ushqejmë dhe ndihmojmë ata të jenë çfarë ëndërrojnë. Për ta bërë këtë, duhet të kuptojmë bazat e sjelljes prindërore që inkurajojnë rritjen, vetëbesimin dhe sigurinë në vetvete. Nuk duhet të ndërmarrim akte që mbysin lirinë dhe të menduarit kritik. Dr. Tim Elmore ka përcaktuar 9 sjellje prindërore që ndihmojnë rritjen, vetëbesimin dhe aftësitë e lidershipit tek fëmijët.

Elmore sugjeron se prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët e tyre në këto pika:

 1. Të gjejnë këshillues dhe të kërkojnë ndihmë
Merreni fëmijën tuaj të takohet me kolegët dhe ndihmojeni të gjejë këshillues. Kur fëmijët e mi u rritën, i përfshija në udhëtime me ata kolegë që mund të përfitojnë. Si fillim fëmijët e mi nuk dinin të përgjigjeshin, por gradualisht mësuan madje edhe të mbanin shënime. Qysh nga ajo kohë, ata gjetën këshilltarë që mund t’i kontaktonin dhe t’u bënin pyetje, të cilat nuk mund t’ja bëjnë dot nënës apo babait. Kjo gjë i maturoi ata të mendojnë si lider, dhe i ndihmoi të vetëudhëhiqen jashtë tutelës së prindërve.

2. Zhvilloni mendësinë e “rritjes”
Vlerësojini për mundimin, përqendrimin, veprimet dhe strategjitë. Studimet tregojnë që liderët efektiv zotërojnë një mendësi rritjeje dhe jo një mendësi statike. Në vend që t’i vlerësoni fëmijët për pamjen e jashtme, vlerësojini për ato gjëra që janë në dorën e tyre. Kjo kultivon një qëndrim të shëndetshëm që është i hapur në përllogaritjen e riskut. Gjithashtu i ndihmon ata të dorëhiqen dhe të kenë frikë të ndeshen. Ndërsa talenti dhe inteligjenca janë një mrekulli kur zotërohen, “qëndrimi” është më i rëndësishëm dhe me më impakt se aftësitë.

3. Identifikoni gjërat që duan të bëjnë dhe përkthejini në shërbime
Ky hap është suprem. Sigurisht që diçka madhështore ndodh kur fëmijët tanë zbulojnë gjërat që duan të bëjnë dhe i kthejnë në diçka që u shton vlerë të tjerëve. Ndihmojini që të bëjnë vetëm atë gjë që duan. Një mik më tha se ter fëmijët e tij ishin dembelosur së tepërmi deri verën e fundit, kur u listoi disa punë që duhet të bënin për komshinjtë. Janë transformuar. Ata tani janë më sipërmarrës se kurrë.

4. Zhvillouani të menduarit kritik
Bëjini që të gjejnë tema sfiduese për të cilat kanë interes. Studimet tregojnë se shkolla dhe universitetet kanë dështuar në kultivimin e të menduarit kritik tek fëmijët. Në kurset e mija që bëj me fëmijët, kam fëmijë që shohin lajmet dhe lexojnë libra. Kur i njihnin dilemat, u kërkoja të zgjidhnin një sfidë, dhe më pas të imagjinonin se çfarë mund të bënin për ta zgjidhur atë.

5. Aktivizojini në grupime sociale
Gjenerata e sotme e fëmijëve shpenzon më shumë kohë me njëri-tjetrin se me të rriturit. Shpenzojnë shumë kohë nëpër ekrane dhe kompjutera, duke reduktuar ndjeshëm diskutimet në person. Bëni një parti apo ditëlindje me kolegët, dhe thojini fëmijës se është edhe ai apo ajo e ftuar. Kjo u zhvillon atyre aftësitë komunikatave. Si fillim, fëmijët e mi zgurdullonin sytë kur u kërkoje një gjë të tillë, por më pas u ndjenin shumë mirë duke ndërvepruar me të rriturit. Kur të rriten, ata do përfshihen në mbledhje apo grupime shoqërore, do u duhet të organizojnë, planifikojnë, komunikojnë dhe të kenë aftësi të mira nderpersonale.

6. Mesojini me realitetin e parave
Ftojini t’ju ndihmojnë të paguajnë faturat dhe të shohin se ku shkojnë paratë. Nëse fëmijët nuk janë të ekspozuar ndaj realitetit, si mundet që të mësojnë më tej?

7. Perqafoni sfidën, dhe mos kini turp nga dështimi
Aftësitë e vërteta të lidershipit zhvillohen kur fëmijëve u kërkohet të bëjnë diçka të vështirë për ta. Unë i inkurajoj fëmijët e mi të angazhohen me njerëz të kulturave që ata nuk pëlqejnë. Ky ekspozim është i shëndetshëm dhe u mëson atyre që të shërbyerit është i paçmueshëm. Në këto raste fëmijët mësojnë te bëjnë ato gjëra që ata ndjejnë se për ta janë të rëndësishme, por që janë edhe të vështira për t’u bërë.

8. Zhvilloni këndvështrimin e tyre të botës
Shumë fëmijë lexojnë gjëra të ndryshme në internet dhe shohin video nga më të ndryshmet në YouTube. Ata formojnë opinionin e tyre për atë që shohin dhe lexojnë. Ky është një ushqim i mirë për mendimin dhe mund të inkurajohet dhe të ndërtohet. Merrini fëmijët në kinema, shihni video dhe lexoni artikuj bashkë me ta. Flisni për historitë që shihni dhe lexoni, dhe angazhojini në biseda rreth temave. Ndihmojini të ndërtojnë aftësitë et të menduarit kritik, dhe inkurajoni formulimin e këndvështrimit të tyre. Në këtë mënyrë, ata fillojnë gradualisht të mendojnë si të rritur, duke menduar më thellë për realitetin rreth tyre, dhe të fitojnë dije

9. Mësojini që jeta është të shtuarit vlerë
Kultura jonë na kushtëzon të jemi konsumatorë, jo shpesh kontributorë. Ndihmojini fëmijët të suportojnë një kauzë që është e rëndësishme për ta. Projektet që zhvillojnë lidershipin dhe ambicien janë të pakta, si p.sh., zgjedhja e një kauze jashtë sferës së vogël të tyre të influencës, dhe gjetja e një rruge për ta suportuar dhe ngritur fonde për të. Kjo kërkon kurajë, planifikim, vendimmarrje dhe aftësi me njerëzit ose ndërpersonale. Praktikisht, ngritja e fondeve është gjëja që zhvillon gjithë cilësitë dhe aftësitë më të mira tek fëmijët. Pasi mësojnë të menaxhojnë emocionet, të pranojnë rrefuzimin e të ecin përpara. Ndërsa koeficienti i inteligjencës është i rëndësishëm, inteligjenca emocionale është më e rëndësishme.

***

Që të bëhemi prindërit më të mirë që mund të bëhemi, duhet të jemi në dijeni të veprimeve dhe sjelljeve tona, te cilat gjenerojnë atë çfarë duam që fëmija jonë të bëhet, dhe formëson zhvillimin e fëmijës në te ardhmen. Ju jeni modeli i parë dhe më i rëndësishëm i fëmijës tuaj - çdo gjë që bëni the thoni, ndikon në konceptet dhe pikëpamjet e tyre për botën.

*Autorja është  themeluese e "Elliot Communications" 
Previous Post Next Post