Mos vallë keni ndjerë ndonjëherë një mërzitje në rritje në punën tuaj? Mos jeni lodhur duke bërë të njëjtat punë vazhdimisht? Fatmirësisht, ekzistojnë disa gjëra që mund t'ju bëjnë të lumtur në punën tuaj, gjëra qo të zhvillojnë produktivitetin tuaj. Ja shtatë gjëra për të qenë më të lumtur në punë.
1. Çdo gjë fillon me mendësinë e duhur
Si fillim, dhe ndoshta më e rëndësishmja gjë që mund të bëni për të qenë të lumtur në punë, është thjeshtë që të zgjidhni të jeni të lumtur, derisa shpesh lumturia është më tepër një çështje zgjedhjeve se sa fati. Nëse do dini se si të rregulloni të ushqeni gjërat pozitive dhe të bukura, do të jeni më të lumtur dhe më të gëzuar. Ka diçka pozitive që gjendet thuajse në çdo punë, dhe sekreti është që thjeshtë të mendoni pozitivisht për punën tuaj, dhe të mos lejoni gjërat negative të ndikojnë. Rrethohuni nga njerëz pozitiv dhe optimist në punë - njerëz që ju argëtojnë dhe bëjnë të ndiheni mirë për punën tuaj.
2. Distancohuni qartësisht nga negativiteti
Të gjithë kemi kolegë që janë pesimistë të theksuar, të cilët ankohen vazhdimisht edhe për gjërat më të vogla. Këta njerëz do t'jua shterojnë energjitë pozitive, nëse qëndroni të rrethuar nga ta. Mos u përshtatni me bisedat e tyre, thashethemet apo me njerëzit e palumtur që mundohen të helmojnë qëndrimet tuaja me problemet e tyre. Edhe optimisti më i madh mund të ndikohet nga aspektet negative, dhe sigurisht që kjo është gjëja e fundit që do të donit në punë.
3. Jini mirënjohës
Mos e nënvlerësoni asnjëherë fuqinë e të qenit mirënjohës ndaj njerëzve. Duke falenderuar shefin apo kolegun e punës, nuk është thjeshtë një çështje respekti, por gjithashtu edhe një çështje e mirëqenies mendore dhe të shëndetit. Kur jeni njerëz të këndshëm, çdo gjë do ju kthehet mbrapsht, dhe do të ndiheni më të lumtur. Gjithashtu, duke qenë mirënjohës ndaj çdo gjëje të vogël që të tjerët bëjnë për ju, ata do ndihen më mirë dhe më të vlerësuar karshi jush - dhe sigurisht që kjo gjë ju bën të lumtur!
4. Njihni pikën tuaj kritike
Një çështje tjetër esenciale për të cilën duhet të bëni kujdes në mënyrë që të jeni të lumtur në punë është të njihni pikën tuaj kritike. Duhet të kijet parasyshë që edhe njerëzit më të qetë dhe më optimistë e kanë pikën e tyre kritike. Kur e njihni pikën tuaj kritike, i kuptoni më mirë gabimet, dhe kështu mund të ndaloni që puna t'ju frustrojë. Asnjëherë mos lejoni që puna t'ju kontrollojë, dhe t'ju shpjerë në limitet personale, përndryshe do ndikojë në gjendjen tuaj të përgjithshme dhe në produktivitet.
5. Fillojeni ditën e punës me gjërat që urreni më shumë
Çdokush ka detyra që përpiqet t'i shmangë, madje edhe i urren. Nëse ju ndodh një gjë e tillë, e vetmja mënyrë efektive është që si fillim të kryeni ato punë që urreni apo janë të mërzitshme për ju. Arsyeja e kësaj është e thjeshtë: kur ju duhet të kryeni një punë që me të vërtetë nuk e pëlqeni, ekziston një tendencë e natyrshme për ta shtyrë sa më shumë këtë punë. Kështu që duke kryer të parën atë detyrë që urreni më shumë, do keni më shumë kënaqësi për të kryer detyrat e tjera.
6. Rrethojuni me gjërat që ju bëjnë për të qeshur
E qeshura është e lirë dhe një ilaç i fuqishëm - një ditë pa qeshur, është një ditë e humbur -, prandaj duhet ta mblunoni vendin e punës me gjërat që ju bëjnë për të qeshur. Mund të jetë një foto e një personi të dashur, një simbol apo çdo gjë që është me kuptim për ju dhe ju sjell në humor. Asnjëherë mos lejoni që problemet profesionale të ndikojnë gjëndjen tuaj mendore, sepse nëse e bëni një gjë të tillë, është puna ajo që merr kontrollin e jetës tuaj.
Tags
Karriere