10 mjetet më monstruoze të torturave të shpikura ndonjëherë

Kur njeriu kërkonte hakmarrje, tortura ishte mjeti më i përdorur gjatë kohërave, për kriminelët, të burgosurit, heretikët etj. Fantazia e njerëzve në ndërtimin e mjeteve nga më të çuditshmet që shkaktojnë vdekjen dhe torturat ka qenë e habitshme. Për ta provuar një gjë të tillë po paraqesim në vijim disa mjete monstruoze që u përdornin në shekuj.


Demi i tunxhtë

ssa.jpg



I njohur ndryshe edhe si demi Siçiljan, ky objekt u dizenjua në Greqinë e lashtë. Demi i tunxhtë ishte ndërtuar me një portë anash që mbyllej me shul, pasi viktimat futeshin brenda. Viktimat vendoseshin brenda demit, dhe poshtë vihej flakë, derisa metali bëhej i verdhë, gjë që tregonte nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinte nga vuajtjet e mëdha, piqej ngadalë deri në vdekje. Demi ishte dizenjuar apostafat për të amplifikuar të ulëriturat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit.

Ndëshkimi me ngulje në hellë

dsdss.jpg

Në Rumaninë e shekullit 15, viktimat u vendosnin me forcë mbi majën mprehtë të shtizës, shtiza ngrihej lart duke e lënë viktimën të shpohet tejpërtej me peshën e tij. Viktima mund të vdesë deri në tre ditë me këtë metodë. Thuhet se Vlad ia ka bërë këtë gjë 20,000 njerëzve, ndërsa vetë ishte duke drekuar.

Struktura e hekurt

dsds.jpg


Ky mjet torture ishte një kabinë e hekurt me gozhda të gjata brenda që u komandonin nga jashtë. Sapo viktima futej brenda kësaj strukture, e kishte të pamundur të lëvizte për shkak të numrit të madh të gozhdave që e shponin nga çdo drejtim. Viktima hetohej dhe njëkohësisht shpohej me gozhdët e dhëmbëzuara deri në vdekje.

Gijotina

images.jpg


Gijotina ishte një nga format më të zakonshme të ekzekutimit. Gijotina ishte e përbërë nga një teh i mprehtë metali që lidhej me litar. Koka e viktimës vendosej në mes të strukturës së drunjtë, dhe nga sipër lëshohej tehu i mprehtë.

Prerja e kokës konsiderohej si forma më pa dhimbje e ekzekutimit, dhe për këtë arsye përdorej gjerësisht.

Kremastari
dsdsdsds.jpg
I dizenjuar për të gjymtuar çdo pjesë të trupit të viktimës, besohet se kremastari ishte forma më e dhimbshme e torturës në mesjetë. Ky mjet torture ishte bërë nga një strukturë e drunjtë me nga dy litarë të fiksuar në skaje. Sapo viktima lidhej dhe vendosej në të, tortura vazhdonte duke lëvizur dorezat që tërhiqnin litarët ku ishte lidhur viktima. Tortura vazhdonte derisa gjymtyrët u shkulnin ploitësisht nga trupi i viktimës.


Kryqëzimi
sssssss.jpg

Fillimisht u praktikua në Antikitet; praktikohet edhe sot e kësaj dite në disa vende. Është një nga metodat më të njohura të ekzekutimit, për shkak të kryqëzimit të Jezu Krishtit. Është një ekzekutim tepër i dhimbshëm dhe i avashtë, ku viktima lidhet dhe gozhdohet në një strukturë druri të kryqëzuar, dhe lihet në këtë mënyrë derisa të vdesë.

Djepi i Judës

jcradle2.jpg

Viktima vendoset në majë të një piramide të drunjtë të mprehtë, i lidhur me litarë në gjymtyrë, ulet vazhdimisht për poshtë, kjo bënte që të shpohej. Dalëngadalë përgjatë kohës, vrima e viktimës zgjerohej deri në vdekje. Zakonisht mjeti ishte i palarë, në mënyrë që nëse viktima nuk vritej nga tortura, të vdiste nga infeksionet.

Tortura e mijut

rat-torture.jpg


Një ndër torturat më sadiste të mesjetës ishte ajo e mijut. Mbi trupin e viktimës vendosej një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz vendosej prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t'i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin e viktimës duke i shkaktuar pasoja të rënda.

Tortura e sharrës 

saw.jpg
Në këtë metodë viktima varet kokë-poshtë, në mënyrë që gjaku t'i shpëlajë fytyrën dhe të jetë i vetëdijshëm gjatë torturës. Viktima sharrohet derisa të ndahej përgjysmë.
Majmuni spanjoll 

spanish-donkey.jpg

Kjo është një nga mjetet më rrëqethëse të perjudhës së inkuzicionit spanjoll. Viktima vendoset me këmbë të hapura mbi strukturën e drunjtë të mprehtë në formën e gërmës V. Më pas, mbi këmbët e viktimës vendosen peshë të rënda, derisa për njëfarë kohe viktima të ndahet në dysh.


Previous Post Next Post