12 ushqimet që na bëjnë më të bukur


vajzë duke ngrënë mollë
 
Ne jemi çfarë hamë, që do të thotë se bukuria kalon edhe nga pjata. Një dietë e ekuilibruar na lejon të marrim të gjitha ushqimet e nevojshme që do të na bëjnë më të bukur; në aspektin fizik, sigurisht.

1-E verdha e vezës për thonj të bukur dhe të fortë

E pasur me vitaminë B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin e thonjve rezistentë.

2- Embrion gruri kundër plakjes

Pasuria e antioksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E, mbron qelizat duke u bërë një aleat i mirë antiplakje. Ndërkaq, embrionet e grurit përmbajnë vitaminën B, e domosdoshme për zhvillimin e flokëve.

3-Domatet për t’u mbrojtur nga dielli

Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Lycopene, molekula që i jep ngjyrën karakteristike të kuqe domateve, është një antioksidant mjaft i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Për këtë fakt, domatet janë ushqimi kyç kundër rrudhave të vogla dhe njollave kafe të lëkurës.

4-Peshku për flokë të shëndetshëm dhe të bukur

Proteinat e pasura me aminoacide squfuri, të tilla si mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin kryesor për flokët. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hash në mënyrë të ekuilibruar për të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjitha elementet e nevojshme për prodhimin e flokëve, në mënyrë që të ruajnë butësinë dhe vitalitetin.

5-Avokado kundër lëkurës së thatë

Avokado u jep një ndihmë lëkurave të thata. Ky frutë është i pasur veçanërisht me acide yndyrore monoinsature, që favorizojnë hidratimin e lëkurës. Ai përmban edhe vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm, i cili është në gjendje që të mbrojë lëkurën nga radikalet e lira, të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara.

6-Boronica, një ilaç i mirë antimoshë

Këto kokrra riparojnë dëmet e përditshme të pësuara në lëkurë. Një përqendrim i madh antioksidantësh të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi antimoshë.

7-Portokalli për një energji të plotë

Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe, është një molekulë esenciale për prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Përveç kësaj, kolagjeni është një nga molekulat më të mira, e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim koloritit tuaj natyral.

Rezultati: do të jeni rrezatues.

8-Pras për një bark të sheshtë

Për çdo gastroenterologjist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i transitit të zorrëve.

 Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kaurdisur me qepë… fibrat që gjenden te prasët janë aleatë të mirë për një bark gjithmonë të sheshtë.

9-Kanella: aleat për një trup të hollë

Është ushqimi i bukurisë i përdorur nga më të rinjtë. Shpesh, në fakt, dietat e pasura me sheqer dhe yndyrë nxisin plakjen e parakohshme të lëkurës. Ndërsa kanella rrit shijen natyrale duke zëvendësuar lehtësisht sheqerin. Në këtë mënyrë ajo zvogëlon mallin për ushqime me sheqer. Përveçse përmirëson gjendjen e lëkurës, ky mashtrim i vogël është një aleat i mirë për një trup të hollë.

10- Luleradhiqe për këmbë të lehta

Është përbërësja për përsosmëri e çajeve bimore dhe detoksifikues. Vetitë e saj diuretike (që nxisin urinimin) nuk duhet të demonstrohen më dhe ajo duhet të privilegjohet në rastin e ruajtjes së ujit. E marrë në formën e çajit bimor dy apo tri herë në ditë, luleradhiqja është përbërësi i duhur për këmbë të lehta.

11- Miso: ndërprerës i rrudhave

Supa miso është sekreti i japonezëve për ta mbajtur lëkurën të re. E bërë nga brumi i thartuar me kokrra soje, miso është i pasur me acid linoleik, që lejon ta mbani lëkurën të lëmuar e pa rrudha.

12-Çokollata: karta fituese e bukurisë suaj

Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë me më pak sheqer dhe yndyrë, është kaq bukur kur ajo të jep këtë kënaqësi.
Previous Post Next Post