Trupi njeriut ka nevojë për disa ushqyes për të funksionuar mbi baza ditore, për vitamina, minerale dhe elemente kritike për procesin biologjik të trupit njerëzorë.
Pasur parasyshë se shqiparët fokusohen në konsumimin e tepërt të bukës, është e qartë që mund të kenë mungesë të theksuar të ushqyesve thelbësorë për funksionimin normal të trupit.
Mungesa e hekuritHekuri është përbërësi kryesorë i qelizave të kuqe të gjakut. Lidhet me hemoglobinën dhe transporton oksigjen në gjithë trupin.
Ekzistojnë dy varietet hekuri: "heme", e kuqja e thellë që është përbërës i hemoglobinës, dhe jo "heme": Hekuri "heme" absorbohet lehtësisht dhe gjendet tek kafshët. Gjendet gjerësisht tek mishi i kuq. Hekuri jo "heme" gjendet edhe tek kafshët, edhe tek pemët, por nuk absorbohet lehtësisht nga organizmi.
Vlerësohet se 47% e fëmijëve parashkollorë kanë mungesë hekuri, 42% e femrave shtatzënë, 30% e femrave me menstruacione dhe 25% e të gjihtë njerëzve në mbarë botën.
Simptomat e mungesës së hekurit janë: funksione të dobëta konjitive, sistem i dobët imunitarë, funksionim i dobët i sistemit imunitarë dhe lodhje.
Burimet më të mira për të marrë hekurin "heme" janë: mishi i kuq, ushqimi i detit, mishi i organeve dhe sardelet. Burimi më i mirë për të marrë hekurin jo "heme" janë: fasulet, kungulli, susami, brokoli, lakra jeshile dhe spinaqi.
Mungesa e vitaminës D
Vitamina D është shumë e rëndësishme për lëkurën, kockat, shëdnetin dhe për nervat e trupit. Ekspozimi në diell është mënyra më e mirë natyrale për marrjen e vitaminës D, pasi kjo vitaminë krijohet nga kolesteroli i prodhuar nga lëkura.
Mungesa e vitaminës D vlerësohet në 82% të të gjithë nejrëzve me lëkurë të errët, tek 74% e të moshuarve dhe 38% e të rriturve në mbarë botën.
Simptomat e mungesës së kësaj vitamine përfshijnë: lodhjen, dhimbje muskujsh, dhe dobësi.
Burimi më i mirë për të marrë vitaminë D është Dielli, qumështi, kosi, undyrnat e peshkut, vaji ullirit dhe e verdha e vezës.
Mungesa e vitaminës B12
Vitamina B12 është kritike për funksionimin e trurit dhe nervave dhe për prodhimin e ADN-së. Sipas studimeve të Harvardit, vegjetarianët dhe veganët janë në rrezik për të pasur mungesë të kësaj vitamine.
Simptomat e mungesës së vitaminës D përfshijnë: mpirje të këmbëve, të duarve, apo të krahëve; marramendje, dobësi, lidhje; gjuhë të fryrë, humbje kujtese, paranojë, haluçinacione, etj.
Rreth 80% e vegjetarianëve kanë mungesë të vitaminës D; 20% e të moshurave dhe 30% e të rriturve.
Burimet kryesore të vitaminës B12 gjenden tek peshku, pula, qumështi dhe kosi. Burimet kryesore për veganët janë, tharmi ose majaja, zëvendësuesit e mishit dhe qumështi i sojës apo i bajameve.
Mungesa e kalciumit
Kalciumi është shumë i rëndësishëm për kockat dhe shëndetin në përgjithësi. Është thelbësorë në transmetimin e nervave; në fakt, pa kalcium, një pjesë e mirë e organeve tona nuk do funksiononin.
Mungesa e kalciumit vlerësohet tek 80% e veganëve dhe vegjetarianëve; 20% e të moshuarve dhe rreth 30% e të rriturve. Simptomat e mungesës së kalciumit përfshijnë problemet me ritmin e zemrës, dobësinë e kockave dhe ngërçet muskulore. Burimi më i mirë i kalciumit janë produktet e baxhos dhe peshku. Kliko për më tej >>>>
Tags
shendet