Dashuria është magjike, mund të shndërrojë në dritë edhe energjinë më të errët. Dashuria mund të fshijë mërzinë, të shërojë, të hapë dyert e Parajsës. Kjo ndjejnë e fundme mund të na ndihmojë të bëjmë mrekullira në çdo fushë të jetës.
Çfarë ndodh kur dashuria shuhet? Mund ta parashikojmë? Çfarë është kjo gjë që na "çmend"? Në vijim mund të zbuloni se çfarë e bën çdo shenjë e horoskopit të humbasë besimin tek dashuria. Mund të na ndihmojë të parashikojmë degjenerimin e një marrëdhënjeje, qoftë kjo romantike, profesionale apo miqësore.
Dashi: Do të të dua derisa...të më tradhtoshDashi është një shenjë e mbretit të luftës. Kjo do të thotë se çdo ditë e jetës së tyre është një luftë konstante. Janë të përgatitur për të luftuar deri në frymën e fundit. Por për çfarë luftojnë?
Shumicën e kohës luftojnë me fantazmat. Kur fitojnë mërziten shpejt, dhe kërkojnë për gjëra që i inatosin në mënyrë që të luftojnë sërish. Dashi dëshiron të pushtojë. Nëse jeni të angazhuar në çdo lloj mënyre me një Dash, mbajini të zënë me punë. Jenipini gjithmonë diçka për të pushtuar. Në këtë mënyrë do vazhdojnë të përpiqen të t'ju "pushtojnë"...për gjithmonë.
Demi:...derisa të ma thyesh zemrën
Shumicën e rasteve nevojiten lëvizje jashtëzakonisht të këqija për të thyer zemrën e një Demi. Mund të lëndohen lehtë por nuk është aspak e lehtë të shkatërrohen. Prandaj konsiderohen si besnikë dhe të qëndrueshëm, që durojnë çfaredo problemesh që mund t'i sjellë kozmosi.
Sapo të keni fituar besimine tyre, vetëm një gjë mund të bëjë që të ndryshojë mendjen e tyre. Tradhtoni besimin e tyre ose bëjini të ndihen të pasigurtë në zgjedhjet e tyre, dhe do shihni. Në fakt nuk është e lehtë që të arrihet kjo. Mos ia thyeni zemrën duke i kërcënuar shtëpinë ose duke i ironizuar me mënyrën se si duken. Gjeni mënyra më kreative për t'i kritikuar.
Binjakët:...derisa të përpiqesh të bëhesh më i zgjuar se mua
Dëshironi të bëni lojëra zgjuarsie me Binjakët...ide e keqe. Mos u ngatërroni me mjeshtërit e dinakërisë. Mendja e tyre ecën më shpejt se sa mund ta imagjinoni, dhe të përpiqeni t'ja kaloni atyre, kjo do përbënte vërtetë telash.
Kjo shenjë udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i çështjeve intelektuale, komunikimit dhe tregtisë. Zakonisht nuk kërkojnë lojëra të tilla, por sapo e kuptojnë që po mundoheni t'i tallni, do të gjejnë patjetër një çast për t'ju bërë që të ndiheni budallenj. Mos luani me mjeshtërat...
Gaforrja:...derisa të më braktisësh
Janë shenja e Hënës Artemis, dhe shoqëria është shumë e rëndësishme për ta. Dëshirojnë të keni disa kohë cilësore për vete por nën një shoqëri cilësore. Sapo t'i besojnë dikujt, do të jepnin botën për të.
Janë të ëmbëll dhe pronorë. Mos i trahdtoni. Siguria emocionale është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta. Duhet të gjeni mënyra që t'i bëni të ndihen të sigurtë. Do t'ju duan derisa të bëni të besoni se nuk e meritoni dashurinë dhe besimin e tyre.
Luani:...derisa të bësh që të dukem si budalla
Çdo gjë për Luanin, pasi Dielli është qendra e sistemit tonë planetarë. E ruajnë jashtëzakonisht imazhin e tyre shoqërorë dhe në marrëdhënje kanë nevojë të ndihen të vlerësuar.
Mos i kërcënoni - kryesisht për ato gjëra për të cilat ndihen të pasigurtë. Do ju duan derisa të provoni se jeni mosmirënjohës për të gjitha ato gjëra që kanë bërë për ju. Nuk duan dikë që t'ua vërë në pah gabimet, duan dikë që t'i përqafojë për atë që vërtetë janë.
Virgjëresha:...derisa të fillosh të më gënjesh
Janë fëmijët e mërkurit. Mjeshtërat e të vërtetës dhe kriticizmit. Dinë se çfarë ndodh gjatë gjithë kohës dhe janë vëzhgues vigjilent të sjelljes njerëzore. Çasti kur nisni t'i gënjeni, është ai çast kur do t'i humbni përgjithmonë.
Virgjëresha mund t'i besojë çdokujt dhe do vijnë gjithmonë me zemrën plot shpresë. Por lëndohen lehtë. Prandaj mund ta humnasin besimin lehtë tek dikush. Do t'ju dashurojnë derisa të filloni t'i gënjeni.
Peshorja:...derisa të kërcënosh paqen time
Diplomatë natyral, kërkojnë gjithmonë për mënyra se si t'i japin fund një zënke dhe ta bëjnë tokën një parajsë ku jetojnë njerëz. Nëse përziheni me mënyrën dhe konceptet e tyre të "rendit" dhe bukurisë, për ta jeni të vdekur.
Do bënin gjithçka që një marrëdhënje të zgjaste, në mënyrën e tyre, sigurisht. Nuk do t'jua thonin në fillim se çfarë kanë zët, por do nisni të ndjeni ndryshimin në mënyrë të nënkuptuar, derisa çdo gjë të marrë fund. Mos u bërtisni kurrë, mos kërkoni telashe dhe mos u ngatërroni me gjërat e tyre.
Akrepi:...derisa të fillosh të më mbash sekrete
Nëse nuk doni të ngatërroheni me ta, qëndroni të pastër. Mund t'i ruajnë të vërtetat, derisa nuk i fshehni sekrete.
Pavarësisht se sa në telashe jeni, Akrepi do t'ju dashurojë vërtetë, derisa të nuhasë se po e gënjeni apo po i mbani sekrete. Çelësi për t'i pasur përgjithmonë është të qenit të ndershëm për vete dhe për ta. Mos u përpiqni kurrë t'ja hidhni, sepse herët ose vonë, do ta zbulojnë. Megjithëse mund t'ju falin, por nuk do ta harrojnë kurrë. Përse të ngatërroheni me një miqësi kaq të vërtetë?
Shigjetari:...derisa nuk më ngjall më shpresë
Nëse doni të ngatërroheni me djalin e Zeusit, Jupiterin? Gjithçka duhet të bëni është që të bëni të ndihen të pa fat dhe të mjerë. Mund t'ju dashurojnë vërtetë derisa t'ja mbyllni derën e optimizmit për ta. Nëse nuk mund të presin më për diçka të mirë që të ndodhë, atëherë po bëheni një hije për ta.
Shigjetarët pretendojnë gjithmonë lart e më lart, dhe gjithçka çfarë duan është dikush që të ketë besim tek vizioni i tyre. Mos u përzieni më këtë. Nëse dëshironi të kritikoni qëllimet e tyre, bëjeni në mënyrë kreative. Momete të vështira do ketë për të gjithë. Mund të ndiheni poshtë dhe të shkatërruar. Mos i bëni që të humbasin shpresën.
Bricjapi:...derisa të dorëzohesh
Këta dinë vërtetë se si të bëjnë që gjërat të zgjasin, përfshirë marrëdhënjet. Janë të vërtetë dhe zemërmirë. Gjithçka duhet të bëni është të shihni diçka që është e mirë për të dy.
Çasti që dorëzoheni në jetën tuaj, është ai çast kur ata nisin të mos ju admirojnë më. Pavarësisht se në sa telashe kaloni apo se si i zgjidni gjërat me veten. Janë vërtetë të durueshëm, mund të durojnë për dhjetëra vjet. Thjeshtë bëjani të qartë që po përpiqeni t'i bëni gjërat më mirë. Nëse ja arrini, do t'ju dashurojnë deri në fundin e ditëve.
Ujori:...derisa të bëhesh si gjithë të tjerët
Ujorët tërhiqen nga ajo se çfarë ju bën të veçantë. Këto trajta të vogla të personalitetit tuaj bëjnë një Ujor të tërhiqet nga ju. Mund të mos jeni krenarë për këto trajta, por ata janë të mprehtë për të zgjedhur të duhurën për veten e tyre. Tërhiqen nga ata persona që do ja bënin botën unike dhe të ndryshme nga botët e tjera.
Mos e neglizhoni kurrë faktin që jeni të veçantë. Përqafoni cilësitë tuaja të ndryshme dhe mos harroni të kultivoni cilësitë. Mahnitini vazhdimisht me të githa ato sekretet e vogla që mbani të fshehura. Mos ndryshoni, qëndroni të veçantë.
Peshqit:...derisa të më bësh që të mos ëndërroj më
Do t'ju dashurojnë derisa t'i bëni që të humbasin besimin tek ëndërrat e tyre. Bota e tyre e ëndërrave, është bota e vërtetë për ta. Mos pushoni kurrë së frymëzuari ata me fjalë të mira dhe zemër të ngrohtë.
Janë vërtetë të ndjeshëm, megjithëse mund të duken si jashtë kontekstit dhe të ftohtë. Nuk ka gjë se i kujtoni se duhet që të jetojmë në këtë botë, por bëjeni me delikatesë. Zemrat e tyre të pushtuara nga përrallat, kanë nevojë për më shumë ngjyra. Respektojeni këtë. Nëse e bëni diçka të tillë, do t'ju duan deri në vdekje./Oculus News
Tags
Horoskopi