Deficitet e elementeve kryesorë të trupit dhe problemet shëndetësore

Deficitet e elementeve kryesorë të trupit dhe problemet shëndetësore


Mungesa e magnezit

Magnezi është kritik për funsionimin thuajse të çdo organi të trupit. Është i rëndësishëm për trurin, sinjalet e nervave, strukturën e kockave dhe reagimet e enzimave.

Vlerësohet se vetëm rreth 40% e njerëve konsumojnë sasinë e duhur të magnezit. Mungesa e magnezit lidhet me një sërë sëmundjesh, përfshirë të zemrës, osteoporozën, sindromat metabolike, dhe diabetin e tipit 2.

Simptomat e mungesës së magnezit përfshijnë humbjen e oreksit, vjedhje, përzierje, lodhje dhe muskuj të dobët.

Burimet kryesore të magnezit janë arrorrët, drithërat dhe zarzavatet me gjethe të errëta.

Acidi folik

Acidi folik është një vitaminë B që gjendet natyrshëm në shumë ushqime. Luan rol të rëndësishëm në formësimin dhe prodhimin e ADN-së dhe të tjera elemente gjenetike; nevojitet për ndajren e qelizave dhe sintezën.

Simptomat e mungesës së acidit folik përfshijnë lodhjen, plagë në gojë, ndryshim të ngjyrës së flokëve, thonjve dhe lëkurës. Burimet perfekte për të përftuar acidin folik janë: bathët, drithërat, zarzavatet me jethe të errëta dhe thjerrëzat.

Mungesa e jodit

Mungesa e jodit është thelbësore për funksionimin normal të tiroideve dhe prodhimin e hormoneve të tiroideve. Është vitale për zhvillimin e trurit, kockave dhe shëndetit, rregullimin metabolik dhe rritjen.

Mungesa e jodit është e zakonshme në të gjihtë botën, rreth 35% e botës kanë mungesë jodi. Mungesa e jodit lidhet me një sërë simptomash, përfshirë rritjen e rrahjeve të zemrës, zmadhim i gjendrës së tiroides, probleme me frymëmarrjen dhe rritjen në peshë.

Burimet kryesore të jodit gjenden tek butakët dhe molusqet (midhjet, guackat, etj), algat e detit, vezët dhe prodhimet e baxhos. Kthehu mbrapsht <<<<
Deficitet e elementeve kryesorë të trupit dhe problemet shëndetësore Deficitet e elementeve kryesorë të trupit dhe problemet shëndetësore Reviewed by Marion Mardodaj on 3/10/2018 01:56:00 PM Rating: 5

Powered by Blogger.