Figura e parë që sheh në foto tregon frikërat më të mëdha që kemi në mënyrë të pavetëdijshme

Merimanga

Merimanga është një nga frikërat më të zakonshme tek njerëzit. Është një mekanizëm evolucionarë mbijetese që na paralajmëron edhe nga rreziqet më të vogla që na rrethojnë.

Sidoqoftë, merimanga si simbol rrjedh nga frika e thellë e pavetëdijshme e jona se ajo çfarë na rrethon është e pasigurtë.

Figura e parë që sheh në foto tregon frikërat më të mëdha që kemi në mënyrë të pavetëdijshme

Nëse është merimanga ajo çfarë patë në fillim, kjo tregon se frikërat tuaja vijnë nga pamundësia juaj për tu ndjerë krejtësisht të sigurtë në një ambjent të caktuar.

Gjithminë shihni për detaje dhe përpiqeni të gjeni diçka të gabuar dhe rrezikshme, edhe në vendet më të sigurta. Kjo qasje konstante ndaj rrezikut ju ndalon të rrethoheni nga momente të bukura dhe lumtura, dhe zakonisht mbimendoni çdo plan. Shqetësimet dhe paniku mund të jenë disa nga sfidat të cilat ju shqetësojnë.

Kjo frikë vjen nga mbiaktiviteti i "amygdalas", kombinuar me sjelljen e pashqetësuar. Mund të jeni rritur nga njerëz që shqetësohen shumë, ose mund të jetë një mendësi që e keni zhvilluar vetë gjatë jetës.

Pemët

Pema është një simbol i fuqishëm psikologjik. Një nga testet më të mira psikanalitike mund të vlerësojë psikikën e një personi vetëm nga pozicioni se si vizaton një pemë në një copë letër.

Figura e parë që sheh në foto tregon frikërat më të mëdha që kemi në mënyrë të pavetëdijshme

Pema është simbol i rrënjëve tona dhe në këtë sens ka një simbolizën më të thellë. Dy pemë që formojnë një urë ka të ngjarë që të tregojë se brenda nesh ekziston një konflikt që nuk jemi akoma në gjendje që ta zgjidhim. Një dyzim emocional që nuk jemi në gjendje ta shkrikjmë.

Nëse figura e parë që patë është një pemë, atëherë kjo do të thotë se frikërat më të mëdha tuaja rrjedhin nga të pranuarit e këtij dyzimi emocional. Keni frikë të pranoni një pjesë tuajën, vërtetë si të tuajën. E zhvilloni identitetin tuaj rreth kësaj hije të vetes duke i rezistuar shkrirjes me veten.

Shumica jonë i njeh mirë dyshimet dhe pasiguritë më të mëdha të vetvetes. Sidoqoftë, efekti nuk është i njëjtë, kur dikush tjetër i evidenton nga ju.

Ekzaktësisht për këtë arsye, gjëja më e mirë është të konsultoni dikë që ka një pikëpamje të caktuar të jashtme, pa preferenca apo opinione të paracaktuara, pasi mund të ndihmojë ta shihni situatën ndryshe. Të përballosh pjesën hije të vetes, kjo është diçka shumë e fuqishme.

Arushat kukull

Një mënyrë për çdo fëmijë që të ndjehet mirë është duke përqafuar arushën. Është një derë largimi për çdo fëmijë, një vend i të kuptuarit, sigurisë dhe ngrohtësisë.

Figura e parë që sheh në foto tregon frikërat më të mëdha që kemi në mënyrë të pavetëdijshme

Këtë gjë simbolizon arusha kukull, një miq që në pavetëdije të kupton, një vend i sigurtë plot ngrohtësi dhe dashuri. Kur frika është pranë, çdo fëmijë përqafon një kukull, ky është reagimi natyrorë i fëmijës.

Sidoqoftë, arinjët kukull në këtë figurë janë pak të shtrembëruar, dhe fakti që ju patë të parët këto arinjët, nxjerr në pah diçka interesante. Do të thotë se keni frikë, nga të pasurit frikë.

Kjo frikë rrjedh nga një traumë e pandërgjegjshme që ndoshta ka ndodhur në fëmijëri, një ngjarje ku keni përjetuar frikë dhe nuk kishit diçka ku tu mbështesnit.

E keni ndrydhur këtë ngjarje thellë në mendjen e pavetëdijshme tuajën, dhe përpiqeni që ta shmangni frikën me çdo çmim, sepse ju kujton atë çast kur ishit vetëm dhe të pashpresë. Mund të keni frikë nga të qenit vetëm, apo edhe frikë për t'i besuar të tjerëve. Kthehu mbrapsht <<<<<
Previous Post Next Post