Sëmundja e mëlçisë së zmadhuar, që nuk ka të bëjë me konsumimin e tepërt të alkolit, lidhet me zvogëlimin më të madh të trurit se sa ky fenomen ndodh normalishe me moshën, thekson një studim i fundit.
Zvogëlimi i volumit të trurit i një personi me mëlçi të zmadhuar që nuk konsmon alkol është e barabartë me një plakje prej rreth 4.2 vjetësh për njerëzit mbi 60 vjeç, raportojnë studiuesit për JAMA Neurology.
"Mëlçia e zmadhuar mund të lidhet direkt me plakjen e trurit," thekson autori kryesorë i studimit Galit Uenstejn nga Shkolla e Shëndetit Publik në universitetit e Haifas, Izrael.Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit me mëlçi të zmadhuar dhe jo alkolik kanë mungesa në të menduar dhe reduktim të aktivitetit mendorë në krahasim me njerëzit e tjerë. Studiuesit përdorën skanime të posaçme të aktivitetit të trurit dhe e krahasuan me të tjerët.
Ndër risqet e tjera që studiuesit konsideruan në lidhje me mëlçinë e zmadhuar janë plakja e trurit, përfshirë nivelin e yndyrnave, sëmundjet e zemrës, duhanpirja, alkooli, mbipesha, mungesa e përvojës dhe menopauza.
Mëlçia e zmadhuar mund të përmirësohet me modifikim të stilit të jetës, si konsumimi i ushqimit cilësorë dhe aktiviteti fizik, thotë për Reuters Weinstein.
"Kjo është shumë e rëndësishme kur vjen puna për aktivitetin e trurit, sepse tani nuk ekziston kurë për sëmundjet neurodegjenerative. Por mbetet të tregohet nga studimet e tjera nëse mëlçia e zmadhuar lidhet risk të ulët të disa sëmundjeve të trurit./Oculus News