Jeni të palumtur me martesën, por keni vendosur të qëndroni. Ka qenë një vendim shumë i vështirë, po hamendësoni se si mund të vazhdoni e të qëndroni të shëndetshëm. Jeni mes dilemës së dëshirës për të ikur dhe lutjes që gjërat do bëhen më mirë.
Në vijim ky artikull tregon se si mund të marrim më të mirën nga një marrëdhënje e palumtur.
Pavarësisht se jeni në një marrëdhënje të palumtur, ekzistojnë disa arsye që dëshironi për të qëndruar.Arsyet e zakonshme për të qëndruar:
- Për fëmijët
- Frikë nga pasiguria financiare
- Frikë nga të qëndruarit vetëm
- Stigma e divorcit
- Mos dëshria për t'ja nisur sërish nga e para
- Dëshira për të shmangur telashet
Është një vendim shumë personal, por sapo të bëni sipas mendjes suaj, duhet të bëni disa zgjedhje.
Mund të mësoni se si të krijoni një shtëpi të kënaqshme pavarësisht se marrëdhënja ka dështuar. Ndonjëherë kjo praktikë çon në pajtim, por nëse jo, sërish mund ta mbani shtëpinë si një parajsë të sigurtë për cilindo që është i përfshirë.
Shënim: Nëse jeni në një marrëdhënje abuzuese, këto sugjerime nuk janë të mjaftueshme për të qenë ju dhe fëmijët të sigurtë. Për të tepër komunikoni me psikologun apo bëni denoncim në polici.
Duke praktikuar shkëputjen për t'u përshtatur
Kur jeni në një marrëdhënje që nuk funksionon por nuk jeni akoma të gatshëm për t'u larguar, shkëputja mund të jetë më e sigurtë. Shkëputja është të lejuarit dikë të lirë të jetë ai që është duke mbrojtur njëkohësisht veten nga pasojat e tyre. Zakonisht ky koncept shoqërohet me një lloj "dehje", por shpesh ndihmon për të krijuar distancë nga disa sjellje të caktuara.
Shkëputja funksionon në rastet:
- E pirjes apo abuzimit me substancat
- Kriticizmit verbal
- Sjelljeve shqetësuese
- Problemeve që nuk mund të zgjidhen
- Sjelljeve që dëshironi të ndryshoni
- Sjelljet agresive
Çdo martesë karakterizohet nga sjellje që krijojnë tencion. Shkëputja krijon një hapësirë emocionale mes jush dhe sjelljes së mërzitshme. Ju jep një mundësi të largoheni dhe të kujdeseni për veten në vend që ta rregulloni atë.
Shkëputja është të lejosh njerëzit e tjerë të jenë ato që janë pa u përpjekur për t'i ndryshuar. Zakonisht në këto kushte marrëdhja zhvillohet sepse kur shkëputeni, argumentet janë më të pakta. Kliko për të vazhduar >>>>>
Tags
Marrëdhënje